Çfarë dihej për trazirat në Arabi?
Në botën arabe po vijnë lëvizjet islame me në krye elitat islame, këtu nuk ka dilemë. Për këtë rikthim ka paralajmëruar Pejgamberi s.a.v.s., i cili një ditë u tha shokëve të tij se Islami ka ardhur si i huaj dhe si i huaj do të rikthehet. Mirëpo tani jemi para një situate të mjegullt, prandaj edhe shtrohet pyetja: çfarë do të bëhet me shtetin sionist, kur ky është shumë i vendosur për të mos lëvizur nga qëndrimi i tij, përkundër shumë sugjerimeve të diplomacisë amerikane dhe evropiane?
Për disa shekuj me radhë, e tërë bota arabe si dhe popujt e arabizuar, duke filluar nga Shami, Iraku në Azi, e deri te shtetet e Atllasit në Afrikën Veriore ishin qeverisur nga sulltanët turq. Në fillim të shek. IXX-të këtë shtet e kaploi agonia, prej së cilës në shekullin XX-të thuajse vdiq. Arabët sikurse edhe shqiptarët do të duhej të organizoheshin sa për t’u mbijetuar regjimeve të reja të “shpëtimtarëve”, meqenëse në syrin e tyre këta ishin të “paaftë” të konstituonin sistem të qëndrueshëm.
Hiqeshim se kishim sistem
Shikuar nga këndvështrimi i perëndimorëve, shtetet e dala nga sulltanati nuk kishin elitë të mirëfilltë dhe kjo e justifikoi qëndrimin e tyre për disa decenie me radhë. Vërtet, sulltanët turq dy shekujt e fundit të jetës së tyre, nuk kishin investuar aspak në ngritjen e elitave islame, të cilët ishin bazamenti i këtij shtetit të stërmadh. Pak para se të shembej ky shtet, elitat e dobëta të kësaj perandorie u munduan të formonin lëvizje brenda kuadratit të kësaj hapësire të stërmadhe, por kjo mbeti vetëm si përpjekje e asgjë më tepër, sepse shtetet që kishin ndikuar në shembjen e këtij shteti të stërmadh, nuk do t’i linin popujt të vetorganizoheshin. Prandaj fati i arabëve dhe popujt myslimanë të Ballkanit do të mbesnin në mëshirën e politikës së asaj kohe.
Për ta kuptuar më qartë se çfarë kishte ndodhur me arabët, na mjafton t’i rikujtojmë gjashtë muajt e “Konferencës së Paqes” (1919) për fatin e shqiptarëve. Konferenca kishte konstatuar se ky popull do të duhej të copëtohej në tri shtete. Njëra pjesë do të sundohej nga shteti i mbretërisë serbe-jugosllave, pjesa tjetër do t’i lihej Greqisë, ndërsa Shqipërisë së mesme, e cila ishte shumë e varfër, do të lihej hapësirë e lirë për ta formuar shtetin. Nëse ai shtet do të arrinte të konsolidohej, gjithsesi do të mbetej i brishtë dhe jo funksional.
Për dallim nga shqiptarët, arabët nuk do të sundoheshin në mënyrë klasike nga të huajt, mirëpo edhe këta do të pësonin të njëjtin fat të copëtimit të tokave të tyre. Ata do të qeveriseshin nga vetë arabët, mirëpo nën mbikëqyrjen e fuqive të mëdha. Shamin do ta mbikëqyrnin anglezët dhe francezët, ndërsa Afrika do të mbikëqyrej nga anglezët, italianët dhe francezët. Egjipti dhe Sudani do t’u takonte anglezëve, Tunizia, Algjeria, Maroku dhe Mauritania francezëve, Libia dhe Somalia italianëve. Ndërsa shtetet si: Afganistani, Irani, Turqia dhe Arabia Saudite do të mbeteshin shtete të pavarura, sikurse Shqipëria e këputur dhe e stërlodhur, si dhe e pashpresë për shërimin e plagëve.
Në përpjekje të rikthimit
Nëse kthehemi në retrospektivë dhe i vështrojmë fuqitë e mëdha të botës, prej tyre mësojnë se rikthimi i perandorive është i pamundur. Historia ka dëshmuar se kur bie një superfuqi ajo nuk ka forcë ringritje të sërishme, ajo mbetet vetëm në kujtesë dhe në letrat të cilat i ruajnë arkivat. Kjo vjen si rezultat i shembjes së piramidës qeverisëse, ndërsa fati i popujve mbështetet në mëshirën e fatit dhe të perandorëve të rinj të ardhur nga hapësira të tjera.
Këtë fat e kishin pësuar egjiptianët e vjetër, persët, maqedonasit, romakët, bizantinët, anglezët dhe tani, së fundmi, pamë shembjen e perandorisë ruse… Për ta rikthyer veten në perandori të sërishme do të duhej të dëshmohej se sistemi i tyre qeverisës u mposht nga një forcë ushtarake e jashtme dhe shumë më e fuqishme se ajo e tyre, e jo si rezultat i zullumit, padrejtësive dhe varfërimit të qytetarëve të saj. Tani jemi dëshmitarë se rusët po përpiqen ta rikthejnë imazhin e tyre në diplomaci, por si do ta bëjnë këtë kur një superfuqie i duhet ideologjia dominuese dhe forca ushtarake…!? Gjykuar kështu, lëvizjet e reja që po shohim në Arabi, a kanë të ngjarë se po synojnë rikthimin e kalifatit?
Çfarë kishte ndodhur?
Që nga tërheqja e sulltanit, për decenie me radhë, popujt arabë jetuan midis sistemit presidencial autokrat me diktaturë të theksuar dhe atij mbretëror. Mu sikur shqiptarët njëherë me sistem mbretëror e pastaj me diktatorin Enver Hoxha. Elitat arabe (islame) e kishin kuptuar menjëherë shkakun e mposhtjes së sulltanëve, mirëpo, ata gjithashtu e kishin kuptuar se mundësisë së rikthimit të tyre do t’i duhej një kohë shumë e gjatë.
Arabët nga sulltanët kishin trashëguar një varfëri ekstreme dhe probleme të ndryshme, si në: arsim, kulturë, teknologji, ushtri e diplomaci. Këto probleme ishin evidente. Ato mund të vëreheshin nga një largësi e madhe. Elitat, si ato kombëtare arabe dhe ato islame, do të përpiqeshin të gjenin formulën e bashkëjetesës midis tyre dhe, nëse bëhej, kjo kishte për qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe mosshkatërrimin e resurseve të mbetura që do të mund ta ringrisnin sërish imazhin e tyre në skenën botërore.
Elita muslimane nuk kishte mundësi të qeveriste shtetet e tyre për shkak të mungesës së madhe në resurset njerëzore, ndërsa elitat kombëtare e kishin më lehtë të qeverisnin, sepse nuk ju bëhej vonë për gabimet ose shkatërrimet që ju lindnin herë pas herë për shkak të qeverisjes së keqe. Askush nuk merrej me to, ndërsa ata e justifikonin veten e tyre duke ia hedhur fajin ndikimit të fqinjit të tyre (po ashtu arabë) që udhëhiqeshin nga një sistem të tjetër. Elitat kombëtare arabe ishin të ndara në dysh: njëra konsideronte se ideologjia komuniste ishte shpëtimtare për to, ndërsa tjetra mendonte se sistemi perëndimor ishte më i miri.
Mbretëritë ishin të ndikuara nga diplomacia perëndimore, ndërsa “presidentët” nga diplomacia lindore. Të ndodhur në këtë situatë konfliktuoze midis vetes dhe, në përpjekje të pastrimit të problemeve dhe lehtësimit të barrës që kishin, botës arabe iu shtua edhe një problem tjetër shumë më i madh se ky.
Më vitin 1948-të, mu në zemër të trojeve arabe, në Palestinë, u instalua shteti izraelit. Ky shtet ishte instaluar mu aty, për shkak të interesave politike të Anglisë dhe, njëkohësisht për shkak të këmbënguljes së këtij populli që të rikthehej në trojet e të parëve të tyre, të cilët ishin dëbuar nga fundi i shekullit të parë nga perandoria romake.
Për të mos u thelluar shumë në histori, qëkur lindi ky shtet, lëvizjet kombëtare arabe do të fillonin të dobësoheshin, edhe pse qeveritë e tyre do të ndihmoheshin fuqishëm nga ish- Bashkimi Sovjetik për t’i dëbuar hebrenjtë nga Palestina. Midis tyre u zhvilluan disa luftime, më 1948, 1956 dhe 1967 në të cilat arabët ishin humbësit, ndërsa lufta e 1973 e zhvilluar midis Egjiptit dhe Izraelit përfundoi me marrëveshjen e Kemp Dejvidit në vitin 1978-të. Që nga ky vit, izraelitët sikur filluan të besonin në “fitore” pasi Egjipti e njohu sovranitetin e shtetit hebre, me kusht që ai të largohej nga trojet e pushtuara të vitit 1967-të.
Tek arabët, marrëveshja e Enver Sadatit do të kuptohej si tradhti kombëtare, ndërsa elitat kombëtare që prej këtu morën dishezën me të shpejtë. Arabët të hidhëruar me këtë marrëveshje iu rikthyen fesë, dhe vështrimi i tyre u orientua nga Lëvizja e Vëllezërve Muslimanë dhe lëvizjeve të tjera më të vogla. Kjo lëvizje, rrjeti i së cilës ishte në Sudan, Egjipt, Jordani e Siri, u përforcua politikisht dhe me kuadro të reja. Mirëpo kështu nuk mendonin qeveritarët sirianë e jordanezë. Këta i dhanë një goditje të madhe saqë babai i presidentit aktual të Sirisë, Beshar el Asadit, rrafshoi një qytetet të tërë (Hamanë) me pretekst se aty ishte çerdhja e Vëllazërisë Muslimane. Burime jozyrtare theksojnë se në vitin 1980, për dy javë rresht, janë vrarë mbi 70 mijë të rinj dhe të reja.
Në Egjipt, në kohën e presidentit Naser, kjo vëllazëri jetonte nëpër burgje, ndërsa në kohën e Sadatit për shkak të prishjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetet e tjera arabe, kjo vëllazëri frymoi më lirshëm. Në Sudan kjo lëvizje arriti ta rrëzojë ish-gjeneralin ushtarak Xhafer Numejrin, i cili konsiderohej si aleati më i ngushtë i Egjiptit. Kjo lëvizje, edhe pse mori goditje të rëndë në Siri, edhe pse u ndalua formimi i partisë politike në Egjipt, ishte e bindur në suksesin e saj pasi në këtë kohë u motivuan edhe nga suksesi i revolucionit islamik në Iran.
Islami do të kthehet i huaj
Slogani i ri “Arabët pa islam janë hiçgjë, ndërsa me Islamin janë çdo gjë” do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mendojnë seriozisht se kanë të bëjnë me një Lëvizje e cila do të mund t’i përballojë regjimet e brishta kombëtare arabe. Myslimanët po rizgjohen.
Atentati ndaj presidentit egjiptian më 1981 do të bëhej shkak i daljes së artikujve të ndryshëm politikë dhe atje do të mësohej më shumë për pakënaqësitë e arabëve dhe lëvizjet e tyre. Nuk më kujtohet saktë viti i ankesës së Husni Mubarakut, nëse ishte në vitin 1984 ose 1986, por me rëndësi është të theksohet ankesa e tij. Në një konferencë për shtyp, ai po shfajësonte veten e tij përpara masës, duke ju thënë se ai nuk kishte më në dorë asgjë, ai nuk po arrinte të kuptonte se pse diplomacia amerikane po i ndihmonte Lëvizjet Islame në botën arabe!?
Menjëherë ditën e nesërme, pas kësaj deklarate të Mubarakut, reporterët dhe gazetarët në Washington do ta pyesin presidentin e SHBA-ve, se cili ishte qëllimi i kësaj ndihme nëse thënia e Mubarakut ishte e vërtetë? Sipas shtypit egjiptian, presidenti Regan pohoi për këtë lidhje dhe u tha të pranishmëve se SHBA-të janë superfuqi botërore dhe se kanë informacion të bollshëm për lëvizjet Islame në botën arabe. Ai theksoi se ata janë zgjeruar shumë dhe, sipas analizave të tyre, mendohej se regjimet kombëtare të shteteve arabe do të përmbyseshin pas vitit 2010-të.
Po në të njëjtën ditë, dhe po të njëjtën pyetje, gazetarët ia kishin bërë edhe kryeministres angleze Margaret Theçer, e cila edhe ajo, sikurse presidenti Regan, i pohoi këto lidhje, mirëpo për dallim nga ai, ajo tha se parashikimet e tyre ishin se lëvizjet islame do ta merrnin pushtetin në vitin 2015-të. Sidoqoftë, perëndimi ka pasur dijeni të plotë se çfarë po ndodh në botën arabe dhe diplomacia e tyre ka luajtur rolin e vet, mbase të duhur. Duke qenë se lëvizjet islame do ta merrnin qeverisjen, roli i tyre konstruktiv do të bënte që marrëdhëniet diplomatike midis tyre të mos shkëputeshin dhe, njëkohësisht, do të bëheshin shpresë për moscenimin e shtetit hebre.
Se si do të zhvillohen ngjarjet dhe si do të ndryshojnë politikat, mbetet të shikohet në ditët dhe vitet në vijim. Në botën arabe po vijnë lëvizjet islame me në krye elitat islame, këtu nuk ka dilemë. Për këtë rikthim ka paralajmëruar Pejgamberi s.a.v.s., i cili iu tha një ditë shokëve të tij se Islami ka ardhur si i huaj dhe si i huaj do të rikthehet. Mirëpo tani jemi para një situate të mjegullt, prandaj edhe shtrohet pyetja: çfarë do të bëhet me shtetin sionist, kur ky është shumë i vendosur për të mos lëvizur nga qëndrimi i tij, përkundër shumë sugjerimeve të diplomacisë amerikane dhe evropiane? Qëndrimi mospërfillës i popullit hebre kundër Turqisë me rastin e vrasjes së nëntë qytetarëve të saj në anijen e destinuar për bamirësi, moslëshimi pe nga Golani i Sirisë dhe qëndrimi i tyre shumë agresiv ndaj popullit palestinez, – i gjithë ky problem global mbetet të shihet se si do të përmbyllet në muajt dhe vitet në vijim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin