Misionit më të madh dhe më të kushtueshëm të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, i është vazhduar mandati edhe për dy vjet të tjera, meqë pas letërkëmbimit mes oresidentit të Kosovës Hashim Thaçi e Federica Mogherinit të BE-së, Parlamenti i Kosovës e ka ratifikuar vazhdimin me 84 vota pro, përkundër kritikave të mëdha për misionin.
Historiku i EULEX-it në Kosovë, fillon bashkë me pavarësinë e vendit. Baza ligjore për funksionimin e këtij Misioni është përcaktuar nga Këshilli i Ministrave me anë të Veprimit të Përbashkët të Bashkimit Evropian 2008/124/CFSP më 4 shkurt 2008. Por, EULEX-i e ka arritur funksionalitetin e plotë në prill të vitit 2009.
EULEX Kosovo ishte krijuar me synimin e përgjithshëm që t’i ndihmojë institucionet, organet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit të Kosovës.
Mendohej se misioni më i madh civil i BE-së ndonjëherë, do të ndihmonte në zhvillimin e drejtësisë efektive të bazuar në sundimin e ligjit duke qenë i lirë nga ndikimet politike.
Specifikisht, EULEX është angazhuar në tre sektorë kyç: Drejtësinë, Policinë dhe Doganën, derisa shefi i parë i këtij misioni ishte gjenerali francez, Yves de Kermabon, i cili u pasua nga francezi tjetër në tetor të vitit 2010, Xavier Bout de Marnhac.
Po në vitin 2010, në qershor, ky mision në Kosovë u vazhdua për një periudhë prej dy vitesh, derisa objektivat kryesore të tij mbetën të njëjta.
EULEX-i, i pajisur edhe me kompetenca ekzekutive në fushën e sundimit të ligjit, në veçanti sa i përket hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve të rënda dhe të ndjeshme, ka hetuar dhe sjellë para gjykatës raste të cilat janë gjykuar nga trupat gjykues me shumicë të gjyqtarëve ndërkombëtarë (dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendor).
EULEX-i gjatë kësaj kohe në Kosovë ka trajtuar raste që kanë pasur të bëjnë me krimet e luftës, terrorizimin, krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë dhe krime të tjera të rënda.
Ndër rastet më të mëdha të trajtuara nga EULEX janë ato për krime lufte të emëruara si “Drenica I” dhe “Drenica II”, ku pos të tjerëve, pas një procesi të gjatë u dënuan edhe ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si Sylejman Selimi e Sami Lushtaku.
Mandati i EULEX-it u vazhdua edhe një herë, në vitin 2012. Ky vazhdim ishte reduktuar konsiderueshëm me personel dhe ristrukturim të Misionit. EULEX tani do të udhëhiqej nga gjermani Bernd Borchardt, i cili kur kreu mandatin e tij, pati deklaruar se sukseset më të mëdha të EULEX-it janë gjykimi i rastit “Drenica” dhe ai i Oliver Ivanoviqit – cili më vonë u dënua për krime lufte.
Misioni edhe u rikonfigurua me dy sektorë kryesorë: ‘Sektori Ekzekutiv,’ i cili punoi në mandatin ekzekutiv të misionit dhe ‘Sektori për Fuqizim’, i cili u përqendrua në monitorimin, mentorimin dhe këshillimin e homologëve vendas.
EULEX që në Kosovë kishte ardhur për të kapur “Peshqit e Mëdhenj”, e pati gjykuar edhe kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, për krime lufte, por që Limaj u shpall i pafajshëm, ndërsa gjykimi tjetër për Limajn po nga EULEX-i, ai për sjellje të supozuar korruptive derisa ishte ministër në Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomit të Kosovës, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2010, por që ky raste ende po vazhdon.
Në vazhdimin e fundit të këtij misioni në qershor 2014 u patën paralajmëruar ndryshime të mëdha. EULEX-i që tashmë do të udhëhiqej nga italiani Gabriele Meucci, në panelet e gjykimit do të ishte pakicë, sepse nga tre gjyqtarë do të duhej të ishin dy vendas e një ndërkombëtar – por kjo nuk është respektuar sepse edhe pas këtyre ndryshime të paralajmëruara, prapë në panel kanë qenë dy gjyqtarë të EULEX-it e një vendor.
Ndërsa, lajmërimi më i rëndësishëm ishte bërë kur ishte thënë se EULEX nuk do të merr përsipër raste të reja dhe gradualisht do t’ia bartë kompetencat sistemit gjyqësor të Kosovës.
As kjo nuk do të respektohet. Me ratifikimin e sotëm në Parlament, është votuar edhe për ndryshimet dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me këtë mision, ndryshime që i mundësojnë EULEX-it përsëri hapjen e rasteve të reja për krime të rënda.
Madje, pikërisht kjo ishte edhe çështja që ka ngjallur diskutim në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Klan Kosova ka raportuar të martën se qëndrimi i palës kosovare ishte që EULEX të vazhdojë në kompetenca të njëjta, mirëpo të mos hapë raste të reja. Ndërsa, nga ana tjetër, pozicioni i Bashkimit Evropian ishte se në mandatin e ri dy vjeçar, EULEX-i duhet të ketë kompetenca për të hapur edhe raste të tjera.
Megjithatë, me votimin e sotëm të vazhdimit të mandatit, EULEX ka të drejtë të hapë rasate të reja, por që sipas ministrit të Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, “për secilën lëndë të re, do të ketë vlerësim paraprak nga një komision i veçantë me përbërje të gjerë”.
Se cilat do të jenë rastet e reja që do të hapë EULEX-i në Kosovë ende nuk dihet, por ajo që dihet është se do të vazhdojë të gjykojë një rast të madh.
Gjykimi i deputetit të PDK-së dhe ish-komandantit të UÇK-së, Azem Syla, pritet të vazhdojë për një kohë të gjatë. Rasti Syla është rasti i fundit i madh. Ai dyshohet për krim të organizuar, shpëlarje parash e vepra tjera të rënda. Syla besohet se ka drejtuar një grup kriminal prej 50 vetash.
Për raste si ky i Sylës ka folur sot edhe kryetari i PDK-së dhe kryeparlametari, Kadri Veseli.
Veseli ka thënë se çdokush ka emër dhe gjykimet janë personale, kur ka folur për vazhdimin e misionit në Kosovë, vazhdim për të cilin ka pohuar se është pro, por që do të shohë rezultate më konkrete.
EULEX gjatë këtyre viteve në Kosovë, ka pasur edhe probleme të brendshme. Një nga më të rëndësishmit ishte raportimi i ish-prokurores Maria Bamieh, për korrupsionin e brendshëm të kësaj organizate. Avokatja angleze kishte folur publikisht për këto probleme për çka edhe ishte pushuar nga puna.
Gjithsesi, EULEX do vazhdojë të qëndrojë në Kosovë. Vazhdimi i ratifikuar sot në Kuvend i mandatit do të vlejë për dy vjet të tjera. Për momentin EULEX udhëhiqet nga Bernd Thran, ushtrues detyre i Shefit të misionit. Shefi i ri ende nuk është caktuar. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A