Kur sapo vendosen në hotel, shumica e njerëzve menjëherë i bëjnë disa gjëra për të cilat realisht nuk janë fare të vetëdijshëm
Kjo gjë dallon edhe te burrat, edhe te femrat, ka treguar një hulumtim.
Disa mbase do të dëshirojnë që të pushojnë, dhe menjëherë shtrihen në krevat, ndërsa të tjerët do t’ia hedhin një sy banjës apo do të ndezin televizorin.
Me fjalë të tjera, shkencëtarët kanë zbuluar që sapo të arrijmë në hotel më së shumti dëshirojmë që shtrihemi në krevat, të shohim televizor apo të shikojmë çfarë ka në banjë, transmeton Telegrafi.
Në këtë hulumtim janë studiuar shprehitë e mysafirëve me rastin e hyrjes në një dhomë të re hoteli, ku janë zbuluar që shprehitë dallojnë varësisht nga gjinia.
Gratë më parë do të shikojnë çfarë ka nga kozmetika në banjë, a ka aty shamponë, shkumë për dush, sapun të vogël apo brushë të dhëmbëve. Burrat do të marrin telekomandën e televizorit dhe do të kontrollojnë cilat kanale janë në ofertë.
Nga mysafirët meshkuj, 19 për qind e tyre pranojnë që këtë gjë e bëjnë të parën, por as gjinia e bukur nuk ngelet prapa – 15 për qind e grave do të shikojnë listën e programeve në TV.
Një aktivitet i preferuar i të dy gjinive është shikimi nga dritarja e dhomës së hotelit. Rreth 54 për qind e grave dhe 48 për qind e burrave thonë se u pëlqen të shikojnë një panoramë të panjohur nga një dhomë e pastër dhe e rregullt. Pasi të keni kontrolluar dhomën, do të bëni të njëjtën gjë me pjesën tjetër të hotelit. Nga të anketuarit meshkuj, 13 për qind do të shkojnë në palestër ose në pishinë, çka është shprehur edhe 16 për qind e grave.
Interesant është edhe fakti që seksi më i bukur do të jetë i pari që do të arrijë tek shishet në minibar. 11 përqind e tyre do ta bëjnë këtë, krahasuar me vetëm 8 përqind të meshkujve. Një në 10 gra do të shkojë menjëherë në tualetin e hotelit, gjë që vetëm 8 për qind e meshkujve do ta bëjnë.
– Është e qartë se burrat dhe gratë kanë një listë shumë të ndryshme të prioriteteve kur mbërrijnë në një hotel – tha Kate Hopcraft, një nga hulumtueset.
Sondazhi përcaktoi gjithashtu se çfarë na jep dozën më të madhe të adrenalinës kur nisemi për një udhëtim të ri. Në të tilla raste, prinë hipja në aeroplan (48 për qind), dhe në vend të dytë është hyrja në një dhomë të re hoteli. Vetëm 38 përqind e të anketuarve do të emocionohen seriozisht për paketimin e gjërave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 33 rekorde botërore të seksit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Fuqitë e fshehura të shenjës së Peshqve

Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zodiakut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës