LAJMI I FUNDIT:

Çështja e personave të pagjetur kthehet në agjendë

Çështja e personave të pagjetur kthehet në agjendë

Autoritetet e Beogradit dhe Prishtinës u zotuan të angazhohen më shumë për shqyrtimin e çështjes së personave të pagjetur, në lidhje me ngjarjet në Kosovë, prej janarit 1998 e deri në dhjetor 2000.

Këtë përkushtim ata e bënë gjatë takimit të mërkurën në Beograd, të Grupit punues për personat e pagjetur në Kosovë, thuhet në një komunikatë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili e kryesoi këtë takim.

Kryesuesja e këtij grupi nga KNKK, Caroline Tissot, tha se është arritur progres në shkëmbimin e informatave cilësore dhe të vlefshme në mes të delegacioneve të Grupit punues, por se ka akoma shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim.

Sipas listës së përkohshme të grupit punues, numri i personave të pagjetur, si pasojë e konfliktit në Kosovë, është 1,904. Në qershor të vitit 2007, ky numër ishte 2.047.


Takimi i fundit i grupit punues ishte mbajtur në Prishtinë në qershor të vitit 2007. /REL/Telegrafi/