LAJMI I FUNDIT:

Me ceremoni zyrtare fillon mbledhja e përbashkët në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Me ceremoni zyrtare fillon mbledhja e përbashkët në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Ka filluar ceremonia e pritjes zyrtare të Qeverisë së Kosovës nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku sot të dy qeveritë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.

Kryeministri Zoran Zaev e priti homologun e tij Albin Kurti para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në prani të anëtarëve të të dy qeverive, u mbajt ceremoni me nderimet më të larta ushtarako-shtetërore.

Kryeministrat e të dy vendeve më pas u tërhoqën në takim tet-a-tet në zyrën e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa ministrat mbajtën disa takime dypalëshe deri në fillimin e seancës së përbashkët.


Në mbledhjen e përbashkët, ndër të tjera, do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume për lidhjen e infrastrukturës së të dy vendeve për të lehtësuar dhe promovuar bashkëpunimin dhe komunikimin ekonomik, si dhe memorandume dhe programe të tjera që mbulojnë bashkëpunimin në projektet ndërkufitare të mbështetura nga Programet IPA, si dhe në fushën e turizmit, kulturës dhe promovimin e nismave të përbashkëta në inovacion dhe zhvillim teknologjik.

Nga Qeveria e RMV-së thonë se seanca e përbashkët e të dy qeverive vjen si konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, me qëllim të avancimit të interesave reciproke të dy vendeve dhe ndarjes së angazhimeve të përbashkëta për bashkëpunim më intensiv rajonal.

Pas përfundimit të seancës, kryeministrat Zoran Zaev dhe Albin Kurti do të mbajnë konferencë për shtyp me fillim prej orës 13:30./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori