LAJMI I FUNDIT:

Celibashi tregon datat, Rrogozhina përsërit zgjedhjet në korrik, Kukësi ende pa njoftim

Celibashi tregon datat, Rrogozhina përsërit zgjedhjet në korrik, Kukësi ende pa njoftim

Brenda muajit korrik, Edison Memolla i PS-së dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të kërkojnë sërish votat e qytetarëve të Rrogozhinës.

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, datën për përsëritjen e procesit të votimit do ta përcaktojë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

“Do të presim edhe ankimimet e fundit dhe brenda 3-4 ditëve do të bëjmë publike edhe datën e zgjedhjeve për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, sapo të përfundojnë edhe ankimimet e fundit.”


Duke ju referuara afateve brenda 4 javëve. Pas përfshirjes së kryetarit të zgjedhur në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici në një video-skandal, edhe banorët e këtij qyteti do të duhet të zgjedhin drejtuesin e ri.

Por në rastin e Kukësit, datën e zgjedhjeve duhet ta dekretojë Presidenti i Republikës. Deri më tani nuk ka ende një dakordësi mes Celibashit dhe Begajt që të kemi një datë për të dyja bashkitë.

Kryekomisioneri tregon që duhet t’u jepet mundësi partive politike që të bëjnë fushatë, sidomos në Kukës, garë në të cilën kandidatët do të jenë emra të rinj.

A2CNN ka mësuar se deri në mesditën e së martës, Këshilli i Ministrave ende nuk i kishte dorëzuar kreut të Shtetit njoftimin për vakancën në Bashkinë e Kukësit, edhe pse publikisht Gjici njoftoi dorëheqjen edhe ministrja e Financave pas mbledhjes së qeverisë tha se ai ishte shkarkuar me vendim qeverie.

Pasi Begaj të njoftohet nga Rama, brenda 48 orëve do të mësohet edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kukës, që sipas kodit zgjedhor duhet të zhvillohen jo më herët se 30 ditë nga marrja e njoftimit dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Lajme
BE-ja propozon t’i kthejë më shpejt në Kosovë: Çka thonë të dhënat për azilkërkuesit?

BE-ja propozon t’i kthejë më shpejt në Kosovë: Çka thonë të dhënat për azilkërkuesit?

Lajme
Vrasja e rreshterit, avokati: Rilind Murati në momentin e ngjarjes ka qenë me të fejuarën e tij

Vrasja e rreshterit, avokati: Rilind Murati në momentin e ngjarjes ka qenë me të fejuarën e tij

Drejtësi
Vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës 20% ndaj gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

Vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës 20% ndaj gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

Drejtësi
Një muaj paraburgim të dyshuarve për vrasje e policit Muhamed Lika

Një muaj paraburgim të dyshuarve për vrasje e policit Muhamed Lika

Drejtësi
Të shtëna me armë zjarri në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori