LAJMI I FUNDIT:

Çeku: Duhet vullnet politik për luftimin e korrupsionit

Çeku: Duhet vullnet politik për luftimin e korrupsionit

Partia Socialdemokrate e Kosovës, mbështet dhe do të jetë aleate aktive, në iniciativën e Institutit Demokratik të Kosovës, për luftimin e dukurisë së korrupsionit i cili është shndërruar në kancer për shoqërinë tonë, tha me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit me KDI-in, Agim Çeku, kryetari i PSD-së.

Për luftim të korrupsionit në radhë të parë duhet të ekzistoj vullneti politik, ndërtimi i një infrastrukture më funksionale ligjore, themelimi i një gjykate të veçantë kundër korrupsionit si dhe përfshirja aktive e qytetarëve në luftim të kësaj dukurie e që kjo qeveri jo vetëm se ka dështuar në këto pikëpamje por i mungon vullneti për një angazhim të tillë, tha Çeku.

Ndërkaq, Ismet Kryeziu, kryetar i KDI tha se bashkëpunimi me partitë politike ndihmon iniciativën tonë në ndryshimin dhe avancimin e ligjeve anti-korrupsion.

Kryeziu, tha se oferta për nënshkrim të marrëveshjeve, për këtë çështje ju kanë ofruar edhe subjekteve të partive të mëdha ta cilat tashme ndodhen në pushtet dhe se pret përgjigjeje pozitive. /rtk/