Në Maqedoni një në nëntë të rritur kanë diabet në vitin 2019 ose rreth 175 mijë njerëz. Numri i personave me diabet vazhdon të rritet në të gjithë botën. Në krahasim me vitin 2017, kur u publikuan rezultatet e fundit të edicionit të tetë të Atlasit të diabetit, numri i personave me diabet u rrit nga 425 milionë në 463 milionë, gjegjësisht është rritur për 38 milionë, sipas edicionit të fundit të nëntë të paralajmëruar të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit. Federata (International Diabetes Federation – IDF).
Kjo rritje e numrit të personave me diabet është i barabartë me numrin e banorëve të një shteti të madh evropian si Polonia apo më shumë se dyfish nga numri i banorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia, Serbia,Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Mal të Zi). Vlerësohet se deri në vitin 2045 kjo shifër do të tejkalojë 700 milionë, ose çdo person i nëntë në botë do të ketë diabet. Dhjetë përqind e shpenzimeve për shëndet në botë janë për diabet (760 miliardë dollarë), thuhet në kumtesën e Asociacionit së fëmijëve me diabet – BALANS MK me rastin e Ditës botërore të Diabetit.
Sipas të dhënave të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit (IDF), një në 11 të rritur (20-79 vjet) ka diabet (463 milionë), si dhe 1.110.100 fëmijë dhe adoleshentë nën moshën nën 20 vjeç. Një në dy persona me diabet janë të diagnostikuar – 232 milionë. Një në gjashtë lindje (20 milionë) është i prekur nga sheqeri i lartë në gjak, prej të cilave 84 për qind e të cilit janë për shkak të diabetit gestacional (diabeti gjatë shtatzënisë).
Në korniza botërore gjysma e njerëzve me diabet janë të padiagonsifukuar, gjegjësisht nuk e dinë që kanë diabet. Shkalla e rasteve të diagnostikuara mund të përmirësohet me rritjen e vetëdijes për simptomat e diabetit të tipit 1 (etje, urinim të rritur, lodhje, humbje të papritur të peshës, uri) dhe mundësi të rritura për skrining të personave me rrezik të lartë për diabetin të tipit 2 (mosha, rritje e peshës trupore, komplikime, nivele të ulëta të aktivitetit fizik dhe ushqim jo i shëndetshme).
Pasi vlerësohet se 700 milionë njerëz do të kenë diabet deri në vitin 2045, nevojiten më shumë përpjekje të bëhen për implementimin apo përmirësimin e planit kombëtare për parandalimin e diabetit të tipit 2 dhe diabetit gestacional dhe vendosjen e masave me shpenzime efektive për t’u përballur me diabetin e tipit 1, tipit 2 dhe diabeti gestacional.
Në vend është përgatitur një Strategji kombëtare për ballafaqim e diabetit në vend. BALANS MK pret mbështetje nga opinioni i Maqedonisë në Kërkimin për blerjen e sensorëve për matje të pa dhimbshme të glikemisë te 500 fëmijë dhe adoleshentë në Maqedoni si dhe përmbushjen e premtimeve për blerjen e tyre nga Ministria e Shëndetësisë, Qeveria dhe FSSHM sa më shpejtë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!