LAJMI I FUNDIT:

Çdo gjerman konsumon nga 1.094 kafshë në vit

Çdo gjerman konsumon nga 1.094 kafshë në vit

Çdo gjerman gjatë jetës së tij konsumon mesatarisht nga 1.094 kafshë dhe shpendë, kanë llogaritur organizatat për mbrojtjen e kafshëve me rastin e Ditës Botërore të Vegjetarianëve.

Sipas shoqatës së vegjetarianëve gjermanë, çdo qytetar i Gjermanisë konsumon gjatë jetës së tij katër viça, katër dele apo qengja, 12 rosa, 37 pata, 46 gjeldeti, 46 derra dhe madje 945 pula, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Vegjetarianët dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve u kanë bërë thirrje gjermanëve që të paktën një herë në javë të mos hanë mish apo produkte të mishit.

Sipas organizatave, kjo do të bënte që 157 milionë kafshë dhe shpendë në vit të mos shkojnë në thertore.