LAJMI I FUNDIT:

Çdo gjë për ruajtjen e stabilitetit të Kosovës

Çdo gjë për ruajtjen e stabilitetit të Kosovës

Stabiliteti dhe zhvillimi i Kosovës kanë rëndësi të madhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan, ka deklaruar të martën kryetari i Parlamentit të Turqisë, Koksal Toptan, pas takimit që ka zhvilluar me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi – i cili ndodhet për vizitë në Ankara.

"Do të bëjmë çdo gjë që mundem për ruajtjen e stabilitetit në këtë vend dhe për ngritjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe shteteve të saj fqinje”, ka thënë Toptan.

Krasniqi ndërkaq, ka falënderuar Turqinë dhe popullin turk për mbështetjen e treguar ndaj Kosovës – ndërsa ka shtuar se pret ndihmën e këtij shteti tek vendet islamike për ta njohur pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/