LAJMI I FUNDIT:

Caktohet data e barazhit

Caktohet data e barazhit

Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, Ismet Ahmeti ka vendosur që ndeshjet e barazhit për Raiffeisen Superligë, të zhvillohen më 1 e 2 qershor.

Të mërkurën më 1 qershor, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Dukagjinit, derisa të enjten më 2 qershor, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, do të luhet ndeshja ndërmjet Dritës dhe Flamurtarit.

Të dyja ndeshjet zhvillohen prej orës 16:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Supersport Kosova.

Ndërkohë, ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës, Prishtina – Drita, do të zhvillohet të shtunën (më 28 maj), në stadiumin e Qytetit në Prishtinë, në orën 16:00.


E mërkurë, 1 qershor

16:00 Drenica – Dukagjini, stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë

E enjte, 2 qershor

16:00 Drita – Flamurtari, stadiumi ”Rexhep Rexhepi” në Drenas

Ndeshjet e Kupes

E shtunë, 28 maj

Finalja e Kupës së Kosovës – femrat

13:00 Hajvalia – Mitrovica

Finalja e Digitalb Kupës së Kosovës

16:00 Prishtina – Drita