LAJMI I FUNDIT:

Cakolli: Zgjedhjet në komunat veriore mund të mbahen edhe pa Listën Serbe

Cakolli: Zgjedhjet në komunat veriore mund të mbahen edhe pa Listën Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka certifikuar kandidatët për kryetarë të komunave veriore për zgjedhjet e 19 majit nga Lista Serbe.
Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se mos certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e 19 majit, nuk është vendim definitiv i KQZ-së.

Sipas tij Komisioni për ankesa dhe parashtresa do të shqyrtoj ankesën e Listës Serbe, dhe ta anulojë vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Në mbledhjen e djeshme Lista Serbe nuk është certifikuar për të garuar në zgjedhjet e 19 majit, por sidoqoftë ky nuk është vendim definitiv pasi që ka hapësira ligjore për t’u ankuar, dhe Lista Serbe ka ushtruar të drejtën që të ankohet në Panelin për ankesa dhe parashtresa, i cili do të mbajë mbledhje ku do të shqyrtojë ankesën e Listës Serbe. Pritet që ky panel të dal me një vendim që besoj se do të jetë për ta anuluar vendimin e KQZ-së, pasi që subjekti në fjalë ka plotësuar ligjërisht të gjitha kushtet që të marrin pjesë në zgjedhje”, ka thënë ai për Telegrafin.


Cakolli ka theksuar se edhe nëse nuk merr pjesë Lista Serbe në zgjedhje, ato do të mbahen me dy partitë, kandidatët e të cilave janë certifikuar.

“Unë nuk besoj që do të dështojnë zgjedhjet në Veri edhe në rastin nëse Lista Serbe nuk do të merrte pjesë, pasi që procedurat zgjedhore janë duke u zhvilluar. Edhe në rast se Lista serbe nuk certifikohet, zgjedhjet organizohen në mes të dy partive tjera PDK-së dhe LVV-së të cilat janë certifikuar për zgjedhje”, është shprehur ai.

KQZ nuk certifikon kandidatët për kryetarë të Listës Serbe
Lexo po ashtu KQZ nuk certifikon kandidatët për kryetarë të Listës Serbe

Ndër të tjera, Cakolli, ka përmendur problemet që do të mund të shfaqen në rast se Lista Serbe nuk merr pjesë në këto zgjedhje.

“Problemi do të ngritej në momentin e mbajtjes së zgjedhjeve, pra sa do të kishin legjitimitet kryetarët e këtyre komunave pas zgjedhjeve. Kjo pasi që në rast të mospjesëmarrjes së Listës Serbe, atëherë pjesëmarrja qytetare do të ishte shumë e vogël, dhe kjo do të na kthente në periudhën para vitit 2013, kur këto katër komuna kanë pasur pjesëmarrje 2 apo 3% të qytetarëve në zgjedhje, pastaj këtu do të ketë mundësi që të ushtrohet pushteti efektiv, dhe kjo do të rrezikonte që të ktheheshin strukturat paralele, ku do të organizohej sërish një jetë paralele politike në ato zona”, ka deklaruar ai.

Gjuriq: Ndalimi i i kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet në Veri, shfuqizon të gjitha të drejtat politike për serbët
Lexo po ashtu Gjuriq: Ndalimi i i kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet në Veri, shfuqizon të gjitha të drejtat politike për serbët

Cakolli ka thënë se Paneli zgjedhor do të duhej të merrte vendim që këta kandidatë të certifikohen, pasi që i kanë plotësuar të gjitha kushtet.

“Konsideroj që Paneli zgjedhor duhet të marr vendim në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, por edhe Rregulloren e KQZ-së për certifikim të partive, duke qenë se në bazë të këtyre Lista Serbe dhe këta kandidatë kanë plotësuar të gjitha kushtet, andaj do të duhej të certifikoheshin”, ka theksuar ai.

Ai ka folur edhe për kërcënimet e Listës Serbe lidhur me dorëheqjet e tyre, ku theksoi se me këtë duhet të merret Presidenti i cili ka shpallur zgjedhjet.

“Sa i përket pjesës se kërcënimit që ata do të japin sërish dorëheqje, me këtë pjesë do të duhet të merreshin institucionet tjera kurse në aspektin zgjedhor dhe certifikimit për sa kohë që Lista serbe dorëzon të gjitha materialet e nevojshme ajo duhet të certifikohet. Mirëpo institucionet duhet të bëjnë të pamundurën që të marrin garanci se nuk do të organizojnë më zgjedhje dhe t’i shfrytëzojnë afër gjysmë milioni euro vetëm për të kënaqur apetitet e Listës Serbe, për të treguar se ata janë faktori kryesor vendim-marrës, pasi që edhe nëse marrin mandatin dhe japin dorëheqje KQZ-ja do të ishte e obliguar prapë të organizonte zgjedhje me një kosto rreth gjysmë milioni. Pra me kërkesat e dorëheqjes duhet të merren institucionet tjera, si Ministria apo vet Presidenti, i cili i ka shpallur zgjedhjet, që i bie se ka pranuar përmbajtjen e letrave”, ka thënë ai.

Ndërsa mbledhjen e KQZ-së të pranishëm ishin 9 anëtarë të KQZ-së, prej të cilëve 7 votuan “pro” dhe 2 abstenuan. Kjo nuk ishte e mjaftueshme që kandidatët ë Listës Serbe të certifikohen, pasi në këtë rast duheshin 8 vota “pro”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori