LAJMI I FUNDIT:

Çaji i gjelbër për parandalimin e kancerit të gjirit

Çaji i gjelbër për parandalimin e kancerit të gjirit

Një studimi i realizuar së fundmi në Universitetin e Harvardit, sugjeron se konsumimi i shpeshtë i çajit të gjelbër, ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të gjirit.

Rezultatet e botuara nga revista Epidemiology bazohen në analizat e grumbulluara nga nëntë studime të mëparshme, të kryera gjatë viteve 1998-2009.

Shkencëtarët shpjegojnë se përbërësit e çajit të gjelbër nxitin apoptozën- proces i vdekjes së qelizave të kancerit.

Femrat të cilat kishin konsumuar nga tre filxhanë çaj në ditë, kishin pasur 19% rrezik më të vogël për t’u sëmurë nga kanceri i gjirit, ndërsa mundësia e përsëritjes së sëmundjes pas mjekimit të suksesshëm kishte qenë për 27% më e vogël.


Sipas të dhënave të grumbulluara në SHBA, kanceri i gjirit çdo vit zbulohet te 170.000 femra, ndërsa merr 50.000 jetë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori