LAJMI I FUNDIT:

Cabadak: Ishte e rëndësishme kjo fitore

Cabadak: Ishte e rëndësishme kjo fitore

Trajneri i Sigal Prishtinës, Ceyhn Cabadak, është shprehur shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër skuadrës bullgare, Balkan.

Sigal Prishtina të mërkurën mbrëma në Prishtinë, ka arritur fitoren dytë në Ligën Ballkanike, duke mundur ekipin bullgar, Balkan me rezultat 89-71.

“Timonieri” i kryeqytetasve pas ndeshjes në një konferencë për media, tha se është i kënaqur me lojën që kanë shfaqur të përzgjedhurit e tij, por ai kërkon nga skuadra e tij që të qëndrojë me këmbë në tokë, sepse ka edhe shumë ndeshje deri në fund të sezonit.

Ishte e rëndësishme kjo fitore për ne në Ballkan Ligë, por edhe për Kosovën. Bëmë ndeshje të mirë, por duhet të jemi të vetëdijshëm, sepse në javën që vjen në Izrael na pret një ndeshje e fortë, ka thënë Cabadak.


Sigal Prishtina pas kësaj fitore kryeson renditjen tabelore në Ligën Ballkanike pasi në dy ndeshjet e para të këtij sezoni ka arritur dy fitore. /Kosovapress/Telegrafi/