LAJMI I FUNDIT:

Cabadak: I treguam Kumanovës se si luhet

Cabadak: I treguam Kumanovës se si luhet

Trajneri i Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak, pasi fitores së madhe mbrëmë ndaj Kumanovës me rezultat 75-60, ka thënë se skuadra e tij i ka treguar kundërshtarit se si luhet si vendas.

“Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe gjatë 35 minutave kontrolluam dhe diktuam lojën. Kumanovo është në mesin e dy skuadrave më efikase në Ligë, por ne arritëm ta ndalim në 60 pikë dhe treguam se si luhet si vendas”, tha pas ndeshjes trajneri i Sigal Prishtinës, Seyhun Cabadak, për Zërin.

“Ne luajtëm shumë dobët. Basketbollistët nuk i kryen as përafërsisht detyrat ashtu si ishim marrë vesh. Sigal Prishtina tregoi se është skuadër shumë e fortë dhe unë i uroj fitoren”, tha trajneri i Kumanovos, Ljubisa Lukoviç, për gazetën.

Pas kësaj fitore Sigal Prishtina është në pozitën e tretë me 15 pikë, një më pak se Kumanovo (16) e cila ka një ndeshje më shumë të zhvilluar dhe renditet e dyta pas Galil Billboas me po aq pikë. /Telegrafi/