LAJMI I FUNDIT:

Cabadak: Bëmë gabime, por luftuam

Cabadak: Bëmë gabime, por luftuam

Trajneri i Sigal Prishtinës pranon se lojtarët e tij nuk kanë qenë në nivelin e detyrës. Trajneri i Teodos arsyetoi humbjen me orarin e ngjeshur të garave.

Sigal Prishtina ka mposhtur Teodon me rezultatin 74:71, për të arritur fitoren e tretë në ligën ballkanike të basketbollit, BIBL, ku për momentin kryeson.

Megjithatë tekniku turk, Ceyhun Cabadak është shprehur realist se lojtarët e tij nuk kanë qenë në nivel të detyrës.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Ne humbëm kontrollin e lojës në fund të çerekut të parë dhe në fillim të çerekut të katërt. Bëmë shumë ganime, 20 turnover janë shumë. Është mirë se kemi luftuar deri në fund dhe i uroj lojtarët e mi”, tha Cabadak në konferencën për shtyp pas ndeshjes.


Teodo vërtetë ka pasur tri ndeshje brenda pesë ditësh, një në kampionat një në Bullgari ndaj Levskit dhe tani me Sigal Prishtinën, tekniku Slobodan Savoviç mendon se ky fakt e bëri të veten.

“Nuk kishim shumë kohë me u përgatitur, pasi që vetëm dy ditë më herët kemi luajtur me Levskin. Përkundër kësaj mendoj se kemi luajtur mirë, por mendoj se bëmë disa gabime që vendosën për fituesin. Jam i kënaqur si kemi luajtur. Këtu është një ambient shumë i mirë për lojë”, tha ai. /Sporti1/Telegrafi/