LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi zotohet se do të punojë për të ardhme më të mirë për fëmijët

Bytyqi zotohet se do të punojë për të ardhme më të mirë për fëmijët

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka uruar 1 Qershorin, ditën botërore të fëmijëve, duke u zotuar se do të punojnë më shumë për të siguruar të ardhme më të mirë për fëmijët.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Sot, bota shënon ditën më të rëndësishme: 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në këtë ditë, zotohemi se do të punojmë të gjithë së bashku për të siguruar të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, duke iu siguruar ambiente të shëndetshme në kopshte dhe shkolla, mësimdhënës të përgatitur mirë dhe tekste cilësore”, ka shkruar Bytyqi


Ai ka shtuar se fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi dhe investimi në ta është investim në të ardhmen.

“Prandaj, sot, në këtë ditë të rëndësishme, i ftoj të gjithë prindërit, mësimdhënësit, përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe shtetërore, që ta kenë çdo ditë në agjendë mirëqenien dhe arsimimin e fëmijëve. Të gjithë së bashku do të mund të përgatisim qytetarë të përgatitur mirë për sfidat e shekullit”, ka theksuar Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori