LAJMI I FUNDIT:

Buxheti për barna përplas keq Ministrinë me SHSKUK-në (Video)

Buxheti për barna përplas keq Ministrinë me SHSKUK-në (Video)

Dy institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë e SHSKUK-në, i përplasi keq menaxhimi i buxhetit për barna.

Ministri i shëndetësisë, që vjen nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani, deklaroi disa herë se e ka mbështetjen e shefit të dyfishtë, Isa Mustafa, për zhvillimin e sektorit që po e drejton, por i dolën probleme me njeriun që i udhëheq spitalet e Kosovës e i cili gëzon mbështetjen e partnerit të madh të koalicionit.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ishin donatorët ata që kërkuan që buxheti të kalojë në menaxhim të ministrisë.


Por, në një dokument, të cilin e ka përcjellë ministria, donatorët precizojnë qartë se ata vetëm po e mbështesin propozimin e ministrisë.

Interesimit të televizionit për shpjegime se pse ministria propozoi që të marrë buxhetin nga fillimi i këtij viti, nuk ka qenë në gjendje t’i përgjigjet ministri.

Në fakt, ai ka thënë se do të ofrojë edhe të tjera dokumente, por edhe pas kërkesës që KTV-ja e ka bërë para dy muajsh për qasje në dokumente zyrtare, nuk ka marrë përgjigjen e kërkuar.

https://vimeo.com/162861468