LAJMI I FUNDIT:

Bush lejon kërkimet për naftë në brigjet amerikane

Bush lejon kërkimet për naftë në brigjet amerikane

Në një kohë kur tregjet ndërkombëtare mbeten ende të ekspozuara ndaj luhatjeve të çmimit të naftës Presidenti amerikan, George W. Bush kërkon heqjen e një moratoriumi lidhur me shpimet në dete dhe oqeane.

Ai vetë dha leje për shpime në brigjet amerikane dhe i kërkoi Kongresit amerikan të bëjë të njëjtën gjë, në mënyrë që të fillojë shfrytëzimi i burimeve ujore.

Zëdhënës të Shtëpisë së Bardhë bënë të ditur se masa e marrë nga presidenti Bush nuk mjafton për të lejuar shpimet, pasi "nevojitet edhe ndërhyrja e Kongresit, me qëllim heqjen e kufizimeve të natyrës legjislative".

Rritja e çmimit të naftës po i cënon gjithmonë e më tepër zakonet e amerikanëve deri tani jo shumë të kursyer ndaj konsumit të saj ,vërejnë mediat amerikane, pas ndërmarrjes së hapit më të fundit të kompanive ajrore që kanë kufizuar shërbimet e tyre me qëllim kursimin e energjisë.


Në mes të fushatës elektorale presidenciale, energjia është kthyer në një temë qendrore diskutimi mes rivalëve që garojnë për në Shtëpinë e Bardhë.