LAJMI I FUNDIT:

Burri zbulon aferën e fshehtë gjatë fjetjes

Burri zbulon aferën e fshehtë gjatë fjetjes

Një burrë kinez ka zbuluar adresën e dashnores së tij të fshehtë derisa po fliste i përgjumur.

Gruaja e tij, nga qyteti Nanjing, ka thënë se kishte dyshuar që burri i saj po përziente diçka.

"Ai ishte bërë shumë i ftohtë ndaj meje, dhe kur i cingëronte telefoni, dilte jashtë për t’iu përgjigjur thirrjes", ka zbuluar ajo.

Megjithatë, burri i saj zbuloi saktësisht se çfarë po ndodhte gjatë gjumit të tij të thellë.


"Tentova të flas me të, dhe ai më dha emrin dhe adresën e dashnores së tij në mënyrë të pavetëdijshme", ka thënë gruaja.

Cao ka thënë se ka biseduar me burrin e saj për këtë çështje të nesërmen, por ai e kishte mohuar.

Mirëpo, kur ajo vizitoi adresën të cilën ia kishte dhënë ai si i përgjumur, u shokua, pasi që zbuloi se burri i saj ishte pikërisht në atë adresë në përqafimin e dashnores së tij.