LAJMI I FUNDIT:

Burri vendos gruan në shitje

Burri vendos gruan në shitje

Një burrë rumun ka vendosur gruan e tij 25-vjeçare në shitje në një faqe interneti për shitjen automjeteve të përdorura.

20-vjeçari Alex Cretu, i cili jeton në Bukuresht, kishte shpresuar të marrë shumë para nga shitja, por ka liruar çmimin e tij në 3.800 euro që ta shes sa më shpejt.

Shpallja e tij në faqen e interneti okazii.ro shkruan: "Gruaja në shitje. Modeli i vitit 1983, në gjendje të mirë. Me të gjitha opsionet, varëse të mira, port-bagazh të bollshëm, pronari i dytë.

"Çmimi është i negociueshëm, vjen me pajisje tri dhe pesë vjet të vjetra. Kërkohet seriozitet".


Alex ka thënë se ka vendosur shpalljen e tij pjesërisht sepse ishte lodhur nga gruaja e tij e cila e bezdiste atë tërë kohën dhe pjesërisht si një shaka.

Ai ka thënë se kishte pritur derisa gruaja e tij kishte shkuar për një punë në Spanjë, që ajo mos ta dijë për shitjen.

Ai ka pranuar një numër ofertash por asnjë prej tyre nuk ishte e pranueshme deri më tani pasi që blerësit potencial ofruan çmim shumë të ulët apo deshën të blejnë pjesët e saj rezervë.