LAJMI I FUNDIT:

Burri ia han gruas pasaportën

Burri ia han gruas pasaportën

Një burrë rus është duke u përballur me burg pasi që ka ngrënë pasaportën e gruas së tij gjatë një zënke.

Policia në qytetin Nizhny Novgorod ka arrestuar 31-vjeçarin Ivan Volokov, pasi që ai bërë copë e grimë pasaportën e gruas së tij Anna dhe më pas i hëngri të gjitha copat e dokumentit.

Një zëdhënës i policisë ka thënë: "Ata sapo ishin ndarë por çifti vazhdonte të jetonte bashkë në të njëjtën banesë.

"Ai donte të shkatërronte pasaportën pasi që ishte dokumenti i vetëm zyrtar i gruas i cili dëshmonte se ajo kishte të drejtë të qëndronte në banesë", ka përfunduar zëdhënësi.


Volokov është akuzuar për shkatërrim të dokumentit zyrtar dhe sjellje kërcënuese.