LAJMI I FUNDIT:

Burgoset pse nuk i është bindur babait

Burgoset pse nuk i është bindur babait

Një baba e ka dërguar djalin e tij 20-vjeçar në një gjykatë islamike në Nigerinë veriore për shkak të përtacisë duke kërkuar që ai të dërgohet në burg, pasi që ka refuzuar të merret me aktivitete produktive.

“Ai nuk dëgjon asgjë që i them dhe i sjell turp familjes sime. Jam i lodhur nga veprat e tija të këqija. Ju lutem shtyjeni këtë djalosh në burg që të më çlironi mua”, ka thënë Sama’ila Tahir një tregtar nga qyteti Bauchi i Nigerisë.

Tahir i ka thënë gjyqit se djali i tij ka refuzuar të shkojë në shkollë dhe e ka akuzuar atë se është bërë anëtar i një grupi kriminal.

Gjykata e ka dënuar djaloshin me gjashtë muaj burgim dhe me 30 goditje me thupër të cilat janë vënë menjëherë në ekzekutim- për arsye se “djali ka qenë i padëgjueshëm ndaj prindërve të tij”.