LAJMI I FUNDIT:

Burg pa afat për gardistin

Burg pa afat për gardistin

Gjykata e Tiranës dha të enjten masën me 'burg pa afat' për Agim Llupon me detyrë Shef i Shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës. Llupo u arrestua pak ditë më parë si i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit në demonstratën e 21 janarit.

Avokati i tij gjatë seancës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, pasi sipas tij për "arrest me burg" nuk ka prova të mjaftueshme, raportoi Top Channel.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë u zhvillua me dyer të mbyllura. Shefi i Shtabit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, major Agim Llupo, i cili tre ditë më parë u arrestua nga policia me urdhër të prokurorisë, mësohet se gjatë deklarimeve të tij, ka mohuar se ka qenë personi i futur në tunelin e kryeministrisë. /Telegrafi/