Bunjaki: Kosova në vitin e parë të pranimit, e arrin evropianin ose botërorin
![Bunjaki: Kosova në vitin e parë të pranimit, e arrin evropianin ose botërorin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/bunjaki-kosova-n-euml-vitin-e-par-euml-t-euml-pranimit-e-arrin-evropianin-ose-bot-euml-rorin_hd-780x439.jpg)
Prishtina – Drita dhe Ferizaj – Trepça, ishin dy ndeshjet që janë monitoruar nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjaki i cili vikendin që lamë pas qëndroi në Kosovë për tu rikthyer nesër në Suedi, ku do të jetë pastaj prezent të martën në ndeshjen kualifikuese për botëror “Brazili 2014”, Suedi - Portugali.
Bunjaki ka dhënë fjalë miradije për futbollin kosovar, sipas të cilit, ka sinjale pozitive.
Në bisedë për gazetën “Zëri”, ai ka folur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, e në momentin që të pranohet është e gatshme të grumbullohet, madje qysh në kualifikimet e para, do të arrijë të kualifikohet në kampionatin botëror ose evropian.
“Në futbollin kosovar po shoh gjëra pozitive. E para sivjet është më atraktiv kemi 4-5 ekipe që po luftojnë për titull. Lojtarët në fushë janë shumë më korrekt ndërmjet veti, nuk reagojnë dhe nuk bëjnë skena të pahijshme.
Pastaj ajo që është shumë më e rëndësishme është se vrapimet në fushë janë më të mëdha dhe kemi aksione të ndërtuara edhe pse jo në atë nivelin që dëshirohet Ajo që duhet të përmirësohet gjithsesi, janë ndërprerjet e panevojshme që janë shumë të shpeshta”, tha ish trajneri i Kalmarit dhe Orebros, Albert Bunjaki.
“Për të pasur shikueshmëri më të madhe, duhet infrastruktura të përmirësohet. E pash që Prishtina kishte bërë shumë mirë më mbulimin, por aty duhet ende shumë punë, duke filluar nga banjo për shikues.
Siguria duhet të jetë në nivel që të iu mundësohet familjarëve të vinë nëpër stadium, përveç këtyre duhet të kemi edhe aktivitet tjera si muzikë lojë shpërblyese që e joshin shikuesin”, tha tekniku shqiptar, i cili më pas ka folur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.
“Ne e dimë që përfaqësuesja A është e bllokuar dhe nuk mund të kemi aktivitete derisa nuk marrim ndonjë sinjal pozitiv. Bisedimet kanë filluar dhe unë po besoj që do të sjellin rezultate të mira. Ajo që unë mund të them është se Kosova është e gatshme dhe në momentin kur të marrim sinjalin ne mund të grumbullohemi. Kur të jemi të lirë të luajmë, edhe për mua është më lehtë t’i ftoj lojtarët, klubet atëherë nuk do të mund të më bëjnë probleme”, tha ai, sipas të cilit, futbollistët kosovarë që po luajnë nëpër Evropë janë garancion që Kosova ka të ardhme të mirë.
“Jam shumë i kënaqur me atë që po tregojnë të rinjtë tanë nëpër Evropë. Jemi të fokusuar te lojtarët e rinj 17-18 vjeç ku cilësia e tyre është e jashtëzakonshme, rastet e fundit janë ai Adnan Januzajt e Valon Berishës. Të tillë kemi shumë në Gjermani, Zvicër e Skandinavi. Unë e di ku janë ata, kam raporte të mira më ta dhe në momentin që pranohemi do t’i ftojmë. Unë me bindje them se qysh në kualifikimet e para, Kosova do të arrijë njërin prej kampionateve ose evropian ose botëror”, përfundoi Bunjaki. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fifa-780x439.jpg)
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
![Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/real-madrid-780x439.jpg)
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
![Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-174203-780x439.jpg)
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
![Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-163306-780x439.jpg)
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
![Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-171737-780x439.jpg)
Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën
![Vazhdon shkëlqimi i Antonys në La Liga - shënon super gol te Real Betisi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/antonyyy-780x439.png)
Vazhdon shkëlqimi i Antonys në La Liga - shënon super gol te Real Betisi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti