Bundestagu gjerman nesër merr vendim për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së
Bundestagu gjerman nesër edhe zyrtarisht duhet të merr vendim për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Në seancën e nesërme, Bundestagu gjerman pritet të japë dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të nisur bisedimet me BE-më, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Koalicioni qeverisës i Angela Merkel dhe partisë së të gjelbërve pritet të japë përkrahjen maksimale që këto dy shtete të nisin bisedimet. Më herët vendim pozitiv dha edhe Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvendin gjerman. Mesazhe optimiste dha edhe ambasadori gjerman në Maqedoni, Thomas Gerberich, i cili thotë se BE-ja vendit do t’i japë datë për nisjen e bisedimeve në tetor.
Por, vendimi i Berlinit për nisjen e bisedimeve me dyja vendet në paketë hapi dilema të reja duke marrë parasysh se një pjesë e vendeve anëtare të BE-së janë skeptike për Shqipërinë. Pikërisht Holanda, para disa muajve dha dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut, por jo edhe për Shqipërinë, duke dërguar sinjal të qartë se dy vendet nuk meritojnë bashkërisht të nisin bisedimet.
Ambasadori francez në vend, Christian Thimonier thotë se vendi i tij ende nuk ka vendosur se si do të vendosë për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë dhe BE-së.
Vendimi përfundimtar për nisjen e bisedimeve me BE-në do ta miratojë Këshilli i Ministrave më 15 tetor, ndërsa dy ditë më vonë ky vendim duhet të vërtetohet edhe nga Këshilli Evropian./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Basha i përgjigjet Ramës: Në drejtimin tim Tirana s’kishte vjedhje me inceneratorë dhe pastrim parash të krimit
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat
Rama ironizon Bashën: Luli ishte omëlsina e të gjithëve
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin