LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria hap ambasadën në Prishtinë

Bullgaria hap ambasadën në Prishtinë

Qeveria në largim e Bullgarisë ka vendosur që Zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë ta ngrisë në nivel ambasade.

Sipas mediave bullgare ambasador i Bullgarisë në Prishtinë do të jetë Kreshimir Tuleçki.

Duke ndërmarrë këtë veprim Bullgaria synon thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në përputhje me stabilitetin, sigurinë dhe integrimin evropian të BE, theksohet në një njoftimin e qeverisë bullgare. /QiK/