LAJMI I FUNDIT:

Bujq të vërtetë apo militantë partiak? Protesta “përplas” pushtetin dhe opozitën në Maqedoni

Bujq të vërtetë apo militantë partiak? Protesta “përplas” pushtetin dhe opozitën në Maqedoni

Protesta e djeshme e bujqve përballë qeverisë është shndërruar në mjet për akuza dhe kundër akuza mes pushtetit dhe opozitës. Përmes kësaj videoje nga OBRM-PDUKM thonë se policia tentoi t’i ndalojë bujqit dhe protestën e tyre paqësore.

“Zoran Zaev dhe njerëzit e tij në MPB dje e shkelën nenin 21 të Kushtetutës që e garanton të drejtën e protestës. Kjo e drejtë nuk mund të jetë e kufizuar. Zoran Zaev dje e kufizoi”, u shpreh Cvetan Tripunovski nga OBRM-PDUKM.

Bujqit që dje i intervistoi TV21 thanë se policia nuk i lejoi të kalojnë për shkak të traktorëve të mbushur me fruta dhe perime. Ata u lejuan ta vazhdojnë marshin drejt Qeverisë vetëm pasi i kishin zbrazur traktorët. Ndërkaq partia në pushtet LSDM thotë se e ashtuquajtura protestë e bujqve nuk ishte asgjë më shumë se sa një protestë partiake e OBRM-PDUKM-së.


“Në tubimin e djeshëm partiak mungonin buqit e vërtetë. Në vend të tyre opinioni pa zyrtarë të theksuar partiak, kryetarë të komiteteve vendore, të komiteteve komunale të Negotinës dhe Radovishit”, tha Zoran Atanasov, nga LSDM.

Nga OBRM-PDUKM akuzojnë se bujqit janë duke përjetuar periudhën më të zezë që nga pavarësia. Subvencionet nuk arrijnë tek të gjithë bujqit, thonë nga OBRM-PDUKM, sipas të cilëve i gjithë segmenti është në duar të të fuqishmëve lokal të cilët përfitojnë nga mundi i bujqve punëtorë. Nga LSDM ndërkaq pohojnë se bujqit e vërtetë nuk kanë arsye të protestojnë sepse mbështetja e Qeverisë për bujqit këtë vit arrin në 7 miliard denarë./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori