Bujar Osmani ka reaguar në lidhje me akuzat e OBRM-PDUKM-së duke theksuar se kjo parti përmes përdorimit të gënjeshtrave dhe fakteve tërësisht të imagjinuara krijon tensione dhe ndarje etnike në shoqëri.
“Në shenjë respekti për bashkëqytetarët tanë, të cilët në këto ditë presin që të kenë paqe dhe qetësi për t’i shënuar me dinjitet festat e Pashkëve, MPJ-ja u përmbajt nga komentimi i sjelljeve të pahijshme të OBRM-PDUKM-së. Megjithatë, në interes të së vërtetës, na lejoni t’i demantojmë plotësisht informacionet për zbatimin e papërshtatshëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve gjatë takimeve dhe/ose konferencës për media me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, José Manuel Albarez Bueno”, shkruan Osmani në Facebook.
Ai shprehet se zbatimi i Ligjit për Gjuhët në të gjitha ngjarjet e organizuara nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilat, meqë ra fjala, janë të shpeshta, publike dhe të shumta, zbatohet gjithmonë si duhet dhe se në çdo ngjarje, Ministri i drejtohet publikut vendas në dy gjuhët zyrtare të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligjin për Gjuhë.
“Rikujtojmë se përdorimi i gjuhëve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një çështje e rregulluar me ligj, ku është përcaktuar saktësisht përdorimi i gjuhëve zyrtare të vendit dhe duhet të zbatohet në përputhje me rrethanat, pa qenë subjekt i kalkulimeve politike. Duke pasur parasysh se ngjarjet dhe konferencat për media janë çështje publike, i bëjmë thirrje OBRM-PDUKM-së që t’i mbështesë pretendimet me ndonjë provë, regjistrim apo incizim; në të kundërt të tregojnë respekt për vlerat që përfaqësojnë dhe të kërkojnë falje publike për krijimin e panevojshëm të konfuzionit në opinion mbi baza etnike”, shkruan në fund Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë