Zëvendëskryeministri i i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti video-konferencë takim me Ministren për Evropë të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler.
Siç njoftojnë nga SÇe, në fillim të takimit zëvendëskryeministri Osmani shfrytëzoi rastin ti falënderohet Ministres Edshtadler për mbështetjen e saj personale dhe për mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Austrisë, që në kushtet e pandemisë kur të gjithë ishin të fokusuar në krizën e krijuar, ata fuqishëm mbështetën vendimin për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Njëherit Osmani shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen në luftën kundër KOVID19, duke potencuar se vetëm me forca të përbashkëta mundemi me sukses të ballafaqohemi me krizën e krijuar.
Ministrja Edshtadler theksoi se R. E Austrisë e sheh vendin tonë dhe venet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e familjes së BE-së dhe se edhe më tej do të vazhdojnë me mbështetje të fuqishme, ku edhe përmendi pakon e re të mbështetjes së BE-së në vlerë prej 3.3 miliard euro, të pashikuar për tu kumtuar në Samitin të ardhshëm në Zagreb.
Mes tjerash, sipas njoftimit nga kabineti i Osmanit, bashkëbiseduesit diskutuan rreth pritjeve nga Samiti “BE – Ballkani Perëndimor” i cili do të mbahet në Zagreb me 6 maj, rreth Kornizës negociuese dhe Raportit për progres që KE duhet ta publikojë në fillim të muajit të ardhshëm.
Gjatë takimit zëvendëskryeministri Osmani lidhur me kornizën negociuese e cila pritet të prezantohet nga ana Komisionit Evropian në fillim të qershorit potencoi se ajo llogaritet si dokument i rëndësishëm dhe duhet me kujdes dhe përkushtim të pozicioneve të vendosura të vendeve anëtare si dhe harmonizimin e të njëjtave me vendin tonë me qëllim që në të ardhmen të kemi rrjedhë pa pengesa dhe të lehtë të negociatave.
“Në periudhën e ardhshme duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të lobojmë me përkushtim me qëllim që korniza negociuese të jetë e përshtatshme për të gjithë, sepse në momentin kur e njëjta do të harmonizohet, më nuk do të ketë hapësirë për ndryshim të rregullave” shtoi Osmani.
Gjatë bisedës dy bashkëbiseduesit u dakorduan se Samiti i radhës BE – Ballkani Perëndimor është mundësi të veçantë për liderët e rajonit dhe të BE-së për ti përforcuar marrëdhëniet e tyre dhe për të diskutuar rreth sfidave kryesore politike dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri