LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Edhe më tej presim mbështetje të fuqishme nga Sllovenia për integrimet evropiane

Bujar Osmani: Edhe më tej presim mbështetje të fuqishme nga Sllovenia për integrimet evropiane

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në Sekretariatin për Çështje Evropiane mbajti takim me Ambasadorin e Sllovenisë në vend, Milan Jazbec, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Zëvendëskryeministri Osmani, sipas njoftimit të  SÇE-së, shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe angazhimin e përgjithshëm të Ambasadorit Jazbec gjatë kohës së mandatit të tij, duke përfshirë mbështetjen të cilën e siguroi Republika e Sllovenisë për vendin tonë për ballafaqimin e suksesshëm me pandeminë e shkaktuar nga COVID19.

“Sllovenia është njëra nga mbështetësit dhe aleati ynë më i afërt në përpjekjet tona për integrim në BE, dhe sinqerisht shpresoj se e njëjta do të vazhdojë edhe më tej posaçërisht në gjysmën e dytë të vitit 2021, kur Sllovenia do të kryesojë me Këshillin e BE-së në drejtim të avancimit të negociatave aderuese”- theksoi Osmani.


Në këtë rast ai u falënderua edhe për mbështetjen e pa rezervë nga Republika e Sllovenisë për anëtarësimin tonë me NATO Aleancë në veçanti që Sllovenia ishte vendi i dytë Kuvendi i së cilës ratifikoi Protokollin aderues për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si dhe shprehu kënaqësi që pikërisht gjatë kohës së mandatit të tij vendi ynë u bë anëtari i 30 i NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori