LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani me apel për partitë politike: Tregoni pjekuri, miratoni Ligjin për Prokurori Publike para zgjedhjeve

Bujar Osmani me apel për partitë politike: Tregoni pjekuri, miratoni Ligjin për Prokurori Publike para zgjedhjeve

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se Ligji për Prokurori Publike, i cili me muaj është bllokuar në Kuvend, duhet të miratohet deri më 3 shkurt, atëherë kur do të mbahet edhe seanca e fundit plenare.

Osmani ju bëri thirrje të gjitha partive politike që t’i tejkalojnë dallimet partiake, për shkak se miratimi i ligjit është i rëndësishëm për Holandën dhe Francën, të cilat do të mund të mundësojnë bisedimet me Bashkimin Evropian, Telegrafi Maqedoni.

“Pavarësisht se për të gjithë është e qartë se çështjet që duhej të rregullohen me Ligjin për Prokurori Publike, tashmë janë rregulluar. E kam fjalë për marrjen e arkivit të lëndëve. Megjithatë, miratimi i ligjit ka rëndësi simbolike, ai votohet me 2/3 e deputetëve, dhe kjo është koncensualisht përfshirja e të gjitha partive politike në luftën kundër korrupsionit. Ligji është i rëndësishëm për Holandën dhe Francën. Ju bëj thirrje partive politike t’i tejkalojnë dallimet partiake dhe të votohet ligji”, tha Osmani.


Ai përsëriti se miratimi i këtij ligji nuk është kusht formal për nisjen e bisedimeve me BE-në, por disa prej vendeve anëtare mendojnë se është parakusht i rëndësishëm në vendosjen e shtetit të së drejtës.

“Ligji për Prokurori Publike nuk është formalisht ‘benxh-mark’, nuk është vendosur në dokumentet e BE-së. Për këtë shkak kishim rekomandim të pastër. Individualisht, vendet anëtare mendojnë se ky ligj është i parakusht i rëndësishëm për vendosjen e shtetit të së drejtës”, tha Osmani duke shtuar se miratimi i këtij ligji paraqet pjekuri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori