LAJMI I FUNDIT:

Bujar Nishani “Qytetar nderi” i Prizrenit

Bujar Nishani “Qytetar nderi” i Prizrenit

Komuna e Prizrenit në një seancë solemne të mbajtur në objektin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka ndarë çmimin ‘Qytetar nderi’ për Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja tha se po nderojnë unifikuesin e vlerave kombëtare, Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani.

“Presidenti Nishani do të mbahet në memorien e popullit shqiptar si përfaqësues i institucioneve shqiptare të cilat kanë qenë dhe do të mbesin katalizatori i forcimit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Lobimi i shtetit shqiptar me në krye presidentin Bujar Nishani, te partnerët tanë ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka ndikuar që sot Kosova të gëzoj njohje dhe partneritet të shteteve më të fuqishme në botë ”, tha ai.


Kurse, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani tha se “nuk ka emocion, ndjenjë humanizmi dhe vlerë njerëzore më të madhe sesa kur qytetarët dhe populli të vlerëson dhe nderon”.

“E unë sot kryetari i komunës jam i nderuar, i privilegjuar, që përmes jush dhe qytetarëve të tjerë të Prizrenit, ta marrë dhe të përulëm me nderim ndaj këtij vlerësimi që ju më bëtë. Isha i nderuar ta kryej vizitën e fundit shtetërore si President i Republikës së Shqipërisë, në prag të përfundimit të mandatit tim presidencial në Kosovë, atje ku edhe e nisa vizitën e parë shtetërore, ka thënë Nishani.

Ai tha se Kosova është shtet ndoshta i ri në kontestin formalo-juriodik por mijëra vjeçar në vlera, histori, kontribute, qytetërim dhe emancipim./Tv Opinioni/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori