Në Bruksel është zhvilluar takimi i tetë i Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë. Shqipëria është përfaqësuar në këtë takim nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka pasur takime me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Në përfundim të takimit, në një konferencë të përbashkët për shtyp, Mogherini ka shprehur besimin se reforma në drejtësi do të japë efekte pozitive. “Besojmë se reforma në drejtësi do të ndikojë në marrëdhëniet tona ekonomike”, ka thënë përfaqësuesja e Lartë e BE, e cila i ka bërë një apel klasës politike shqiptare.
“Palët politike kanë përgjegjësi për të vënë në zbatim reformën. Ne do mbështesim Shqipërinë në këtë proces”, ka thënë Mogherini, e cila e ka cilësuar si “të shkëlqyer” takimin me kryeministrin Rama.
Nga ana e tij, shefi i qeverisë shqiptare ka vlerësuar se, takimi i sotëm konfirmoi angazhimin e dyanshëm për të çuar përpara projektin e reformës në drejtësi. “Vlerësoj shumë kontributin tuaj të rëndësishëm. Prania ime këtu konfirmon përkushtimin dypalësh për të vazhduar përpara dhe për të bashkëpunuar sa më ngushtë për reformën madhore”, ka deklaruar Rama.
Ai ka shprehur besimin e tij se, implementimi i vazhdueshëm i reformave kyçe do të forcojë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. “Miratimi i ligjit të vetting-ut është një hap i rëndësishëm për implementimin e reformës në drejtësi”, ka vijuar Rama.
Ai ka shtuar se, është me rëndësi që BE të japë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave dhe ka dhënë garancinë e tij se, Shqipëria do të jetë në lartësinë e duhur.
Ndërsa komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në fjalën e tij ka theksuar se, “qëllimi i reformës nuk është të afroheni më shumë me BE-në, por për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve shqiptarë”.
“Dhe kur BE kontribuon në këtë gjë nuk e bën vetëm për të afruar sa më shumë Shqipërinë me Unionin, por e bën në interes të shqiptarëve”, ka thënë Hahn.
Sipas tij, reforma në drejtësi ishte hapi i parë, ndërsa tani palët politike në Shqipëri duhet të përqendrohen tek implementimi i saj. “Nëse keni një sistem të besueshëm drejtësie, atëherë mund të tërhiqni më shumë investitorë. Prandaj kjo reformë është e rëndësishme. Tani duhen bërë hapat e radhës”, ka thënë Hahn.
Ndër të tjera gjatë konferencës për shtyp, Mogherini dhe Hahn vlerësuan se një “problem i madh” për Shqipërinë mbetet lufta kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale