LAJMI I FUNDIT:

Brukseli ndryshon politikën e vendimmarrjes: Kosovës i hapet rruga drejt BE-së

Brukseli ndryshon politikën e vendimmarrjes: Kosovës i hapet rruga drejt BE-së

Procesi i ri i vendimmarrjes në Bashkimin Evropian, i paralajmëruar nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të mund të shkurtojnë rrugën e integrimeve evropiane për Kosovën.

Siç shkruan gazeta serbe “Vecernje Novosti”, mekanizmi, sipas të cilit, për disa hapa të caktuar drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i nevojshëm konsensusi i të gjithë anëtarëve të Unionit, mund të përdoret  nga shtete të caktuara për të përshpejtuar rrugën evropiane të Kosovës, pavarësisht qëndrimit të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, përcjell Telegrafi.

Gazeta, megjithatë, përkujton se megjithatë për anëtarësim në BE do të mbetet kushti, që për këtë nevojitet pajtimi i të gjitha vendeve anëtare.


Megjithatë, rregullat e reja do të mund të përdoren në mënyrë që Kosova të mund të avansojë drejt BE-së, pavarësisht qëndrimit të pesë shteteve, që nuk e kanë  njohur atë.

Vendim për koncesione të caktuara ndaj Kosovës mund të bëhet pa pëlqimin e shteteve që nuk e njohin Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori