LAJMI I FUNDIT:

Brukseli dëshiron zgjidhje për Brexit-in para zgjedhjeve të BE-së

Brukseli dëshiron zgjidhje për Brexit-in para zgjedhjeve të BE-së

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund të shtyhet por për këtë duhet pasur një arsye të fuqishme, ka thënë negociatori i BE-së për Brexit-in, Mishel Barnie.

“Nëse kërkohet, udhëheqësit evropianë do të pyesin pse duhet të ndodhë kjo”, ka thënë Barnie pas takimit me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Teknikisht zgjerimi i negociatave mund të zgjasë deri në prag të zgjedhjeve për parlamentin evropian që mbahen në muajin maj, ka thënë ai, pasi nëse zgjasin më shumë atëherë ngritet pyetja e pjesëmarrjes së Britanisë në këto zgjedhje.


Në anën tjetër kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se Vjena do të mbështesë kërkesat e mundshme të Britanisë për shtyrje të Brexit-it në mënyrë që të shmanget një dalje e çrregullt e këtij vendi nga BE-ja.

Mënyra e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian ende mbetet çështje e pazgjidhur pasi parlamenti britanik në janar hodhi poshtë marrëveshjen e Britanisë me Bashkimin Evropian, shkruan rel.

May iu ka thënë ligjvënësve britanikë se mund të dërgojë një propozim për shtyrje të Brexit-it mirëpo paraprakisht ata duhet të votojnë marrëveshjen e dakorduar me Bashkimin Evropian.

Kryeministrja Theresa May po insiston të vendet e BE-së për rishikim të marrëveshjes në mënyrë që të marrë mbështetjen e parlamentit për një Brexit të dakorduar.

Mirëpo udhëheqësit e BE-së deri më tani kanë kundërshtuar rinegociimin e marrëveshjes.

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori