LAJMI I FUNDIT:

Brown: Misioni i ri në Kosovë do të ketë bazë ligjore

Brown: Misioni i ri në Kosovë do të ketë bazë ligjore

Kryeministri britanik Gordon Brown ka deklaruar, me rastin e vendimit të liderëve të Bashkimit Evropian për të dërguar 1.800 policë, personel gjyqësor dhe administrativ në Kosovë, që misioni i ri do të ketë bazë ligjore, ka bërë të njohur gazeta britanike "Independent".

Liderët e BE-së, “përkundër dallimeve në Union rreth asaj se si do të reagojnë në ndarjen e Kosovës nga Serbia, e cila tash pritet në muajin shkurt, në Samitin e Brukselit kanë vendosur të nisin operacion më të madh shtetformues evropian, detajet e të cilit ministrant e punëve të jashtme do të shqyrtojnë pas Vitit të Ri".

"Bashkimi Evropian luan në letrën e misionit të madh në Kosovë", shkruan në titullin e saj edhe gazeta “Guardian".