LAJMI I FUNDIT:

Britania po planifikon investimin më të madh në ushtri që nga Lufta e Ftohtë

Britania po planifikon investimin më të madh në ushtri që nga Lufta e Ftohtë

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sot investimin më të madh ushtarak që nga fundi i Luftës së Ftohtë, pavarësisht krizës me pandemi që ka varfëruar ekonominë.

Kryeministri Boris Johnson dëshiron të fitojë një rol udhëheqës për Britaninë në epokën e re të bashkëpunimit global dhe tregtisë së lirë, të cilën synon ta forcojë me aftësi moderne ushtarake dhe kibernetike, raporton bbc.

Johnson tha se investimet e rritura pasqyrojnë një nevojë për të përmirësuar aftësinë ushtarake, e cila përfshin teknologji të reja së bashku me planet për një komandë të re hapësinore dhe agjenci të inteligjencës artificiale, transmeton Telegrafi.


Në një fjalim në parlament sot, në të cilin do të japë një përmbledhje të shkurtër të konkluzioneve të para nga analiza më e madhe e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes në tre dekada, Johnson do të shpallë një shtesë prej 18.4 miliardë euro për ushtrinë gjatë katër viteve të ardhshme. Buxheti ushtarak aktualisht është pak më pak se 49 miliardë euro në vit.

“Unë e mora këtë vendim në mes të një pandemie sepse mbrojtja e mbretërisë duhet të jetë e para”, tha Johnson.

“Situata ndërkombëtare është më e rrezikshme dhe më konkurruese se që nga Lufta e Ftohtë”, tha Johnson, duke shtuar se Britania duhet të qëndrojë pranë aleatëve të saj dhe shtoi “Për ta arritur atë, ne duhet të forcojmë kapacitetet tona të plota”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori