LAJMI I FUNDIT:

Britania po “përgatit një plan beteje për luftën me Korenë e Veriut” (Foto)

Britania po “përgatit një plan beteje për luftën me Korenë e Veriut” (Foto)
PORTSMOUTH, ENGLAND - AUGUST 16: The HMS Queen Elizabeth arrives on August 16, 2017 in Portsmouth, England. The HMS Queen Elizabeth is the lead ship in the new Queen Elizabeth class of supercarriers. Weighing in at 65,000 tonnes she is the largest war ship deployed by the British Royal Navy. She is planned to be in service by 2020 and with a second ship, HMS Prince of Wales, to follow. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut janë përshkallëzuar gjatë muajve të fundit.

Dhe, siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, mundësia e luftës në gadishullin Korean nuk shihet e pamundur edhe në Britani me zyrtarët e Forcave të Armatosura duke bërë plane për skenarin më të keq.


Sipas burimeve, një nga planet përfshin vendosjen e aeroplanmbajtëses “HMS Queen Elizabeth” në rajon, i cili do t’i dorëzohet Marinës më vonë këtë vit, përpara se t’i nënshtrohet provës së fundit.

Një burim thuhet tu ketë thënë mediave britanike: “Ne kemi për të dërguar shumë anije, shkatërruesit e tipit 45, fregatat e tipit 23”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi kohët e fundit se “vetëm një gjë do të funksionojë” kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Phenianin pasi vazhdon të kryejë teste bërthamore pavarësisht sanksioneve të OKB-së dhe dënimit ndërkombëtar.

Me sa duket, po sipas mediave britanike, taktikat që konsiderohen përfshijnë ato të ngjashme me ato që u përdorën për të mbrojtur Falklands nga Argjentina kur “HMS Illustrious” u nxitua në shërbim të hershëm.

Bëhet e ditur se “HMS Queen Elizabeth” nuk do të hyjë në shërbim deri në vitin 2020, por do të jetë në “me mandat” më vonë këtë vit, që do të thotë se mund të dërgohet teknikisht në luftë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Kalo në kategori