LAJMI I FUNDIT:

Brenda 24 orëve ndodhin gjashtë raste të dhunës familjare, tre persona dërgohen në mbajtje

Brenda 24 orëve ndodhin gjashtë raste të dhunës familjare, tre persona dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve kanë ndodhur gjashtë raste të dhunës familjare.

Sipas raportit policor rastet kanë ndodhur në Lipjan, Klinë, Istog, Gjakovë. Në këto gjashtë raste tre persona janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i policisë për gjashtë rastet:


DHUNË FAMILJARE
Lipjan 26.09.2019-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 26.09.2019-13:00. Viktima femër K/Ashkali ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Ashkali. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË FAMILJARE
Klinë 26.09.2019, 21:38. Viktima femër/K shqiptare raporton se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj/K shqiptarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

DHUNË FAMILJARE
Istog 26.09.2019 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/K egjiptian, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër/K egjiptiane. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 25.09.2019-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Gjakovë 25.09.2019-13:30. Me 26.09.2019 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori