LAJMI I FUNDIT:

BPB e para në kthimin e kapitalit

BPB e para në kthimin e kapitalit

Banka për Biznes është vlerësuar si banka e parë në kategorinë e bankave të Evropës Juglindore, në kthimin e kapitalit, ka vlerësuar institucioni prestigjioz, Finance Central Evrope.

Në konferencën për media drejtori i përgjithshëm i Bankës për Biznes, Nusret Hasani ka theksuar se këto ditë janë informuar nga FCE se BpB është më e mira në kategorinë e kthimit të kapitalit në bankat e Evropës Juglindore dhe zë vendin e 4 sa i përket kthimit te aseteve në mes të bankave të regjionit.

"Në mesin e bankave në Kosovë, BpB z137 vendin e parë në kategorinë e kthimit të kapitalit dhe kthimit të aseteve, vendin e tretë në bruto fitim ndërsa për nga lartësia e aseteve jemi ne pozitën e 5.Të njëjtën pozitë kemi edhe në qëndrueshmërinë e kapitalit”,- ka deklaruar Hasani.

Ai ka theksuar se njëkohësisht banka ka vazhduar punën në zgjerimin e njësive të veta.


Ndërkohë ka hapur një njësi të re në Drenas dhe janë në përfundim përgatitjet për hapjen e njësisë në Skenderaj, kështu që Banka tani numëron 38 njësi.

Në të njëjtën kohë, sipas drejtorit Hasani, kjo bankë vazhdimisht është duke rritur numrin e ATM-ve në mënyrë që klienti të ketë shërbime sa më afër dhe në çdo kohë.

Drejtori Hasani po ashtu ka theksuar se BpB ka shkallët më të favorshme të kredive krahasuar me bankat tjera komerciale në vend.

“Këto shkallë janë të favorshme posaçërisht për klientët te cilët ne i kemi prej fillimit dhe të cilët i njohim”, -ka thënë drejtori i BPB-së duke premtuar dhënien e kredive me kushte përherë e më të volitshme. /Telegrafi/