LAJMI I FUNDIT:

Bosët televizivë kërkojnë falje për himnin nazist

Bosët televizivë kërkojnë falje për himnin nazist

Bosët televizivë kanë kërkuar falje për shkak se kanë lëshuar tekstin e himnit nazist gjatë transmetimit të himnit kombëtar gjerman gjatë një ndeshje të Euro 2008.

Nga pjesëmarrësit e trullosur është kërkuar ta këndojnë këngën, “Deutschland Uber Alles”, e cila është larguar para 63 vitesh.

Bosët e stacionit zviceran, SF2, i kanë fajësuar punëtorët të cilët kanë kopjuar tekstin e gabueshëm nga interneti gjatë ndeshjes ndërmjet Gjermanisë dhe Austrisë.

“Është shumë e kuptueshme se secili që e ka dëgjuar këtë tekst është ndjerë i ofenduar”, ka thënë një tifoz.


Teksti i cili fillon kështu: “Deutschland, Deutschland über alles, über alles in der Welt” (“Gjermania, Gjermania, mbi gjithçka, mbi gjithçka në këtë botë”) është përjashtuar nga himni kombëtar gjerman në fund të Luftës së Dytë Botërore.

“Ky ka qenë një gabim i thellë dhe e dimë se është i pafalshëm. Mirëpo, ne thellësisht kërkojmë falje për këtë. Shpresoj që një gabim i tillë të mos përsëritet më”, ka thënë producenti ekzekutiv i SF2, Gion Linder.