Borxhi i qytetarëve të Maqedonisë i afrohet shifrës 3 miliardë euro

Për një vit është rritur borxhi i amvisërive për 140 milionë euro. Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, deri në fund të gushtit borxhi i kredive të qytetarëve në banka ka arritur vlerën prej 2 miliardë e 57 milionë euro.
Në vitin e kaluar në të njëjtën periudhë shuma e borxhit të qytetarëve ka qenë 1 miliardë e 917 milionë euro. Gati gjysma e kredive janë konsumatore, që për një vit tregojnë rritje prej 132 milionë euro. Rritje shënojnë edhe kreditë banesore në 538 milionë euro, apo 65 milionë euro më shumë se një vit më parë. Interesimi për kreditë e veturave të reja është ulur në periudhën e kaluar si rrjedhojë e ngopjes së tregut me vetura relativisht cilësore, të cilat të importuar nga jashtë në tregun e brendshëm blihen për 5-8 mijë euro. Në muajin gusht ka pasur 5.2 milionë euro kredi të miratuara për blerjen e veturave, që është për dy milionë më pak në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të BPRM-së, rreth 55 për qind e borxhit të amvisërive ndaj bankave ka të bëjë me qytetarët që marrin paga deri në 30 mijë denarë. Më së shumti kanë marrë borxhe nëpër banka qytetarët me paga prej 15 mijë deri 30 mijë denarë, që me 35 për qind marrin pjesë në totalin e kredive. Ato kanë rreth 280 mijë shfrytëzues dhe shumë borxhi prej 47.115.752 mijë denarë, apo rreth 600 milionë euro. Të dytët me 78 mijë shfrytëzuesve të kredive janë qytetarët që marrin paga prej 30-50 mijë denarë, me borxh prej afër 300 milion euro, ndërsa të tretët janë me 15 për qind apo afër 250 mijë shfrytëzues, qytetarët me paga prej 7-15 mijë denarë e që kanë borxh prej afër 300 milionë euro ndaj bankave.
Statistika, siç raporton Koha, tregon se qytetarët sa vjen e më shumë janë të disiplinuar lidhur me pagesën e rregullt të kësteve të kredive edhe përkundër rritjes së madhe të borxhit ndaj bankave. Kreditë kontestuese në muajin gusht kanë arritur shifrën prej afër 56 milionë euro, që paraqet një përgjysmim në raport me gushtin e vitit të kaluar. Në mesatare, qytetarët e Maqedonisë kanë borxh që nuk mund ta kthejnë prej 23 euro, ndërsa borxhi i tyre në emër të kamatave është në mesatare nga 6 euro për qytetarë. Ekonomistët thonë se nuk duhet të krijohet frikë prej rritjes së madhe të kreditimit të qytetarëve, përderisa nuk ka probleme me kthimin e rregullt të kredive, për shkak se ky është një trend botëror që ndihmon rritjen ekonomike dhe mbarëvajtjen e punës të biznesit vendor.
“Sistemi bankar në Maqedoni është stabil dhe ka plotë mjete likuide si dhe merret me punën kryesore të tij, që thënë me gjuhë popullore është dhënia e të hollave me qira, për të cilat paguan kamatë. Gjithashtu edhe fakti se ulet shuma e kredive që vështirë kthehen nga ana e qytetareve nga njëra anë, dhe rritja e kreditimit të qytetarëve nga ana tjetër, tregon se ekziston një shtresë më e gjërë e të punësuarve si në administratë por edhe në sektorin privat me të ardhura të qëndrueshme dhe stabile, të cilëve bankat më lehtë ju miratojnë kredi”, thotë profesori universitar, Neritan Turkeshi.
Sipas tij, hyrja në borxh e popullatës nuk duhet të shikohet vetëm në suaza të përmbushjes së nevojave mujore të popullatës që nuk mund të mbulohen me rroga, për shkak se e gjithë bota perëndimore jeton me kredi dhe kartela kreditore. “Hyrja në borxh e qytetarëve nuk është e dëmshme përderisa nuk shkakton efekt të inflacionit. Të mos harrojmë se kreditë konsumatore, banesore dhe të tjera, stimulojnë edhe konsumin, me këtë edhe prodhimtarinë vendore dhe ndihmojnë edhe rritjen ekonomike të shtetit dhe punën e biznesit vendor”, shton më tej Turkeshi. Sipas tij, ndarja e kredive tregon një shpërndarje solide sipas nivelit të të ardhurave dhe me këtë është me më pak rrezik se kreditimi i kompanive, andaj është edhe më me fitim për bankat.
Vlerësohet se borxh më të madh kanë qytetarët që jetojnë në qendrat më të mëdha urbane si dhe ato që punojnë në administratën shtetërore, por edhe kompanitë më të mëdha në Maqedoni, si ato publike apo private, që përkundër krizës ekonomike tregojnë rezultate solide në punën e tyre. Ndryshe, krahasimet tregojnë se në raport me shtetet e tjera të rajonit, në fund të vitit të kaluar borxhi i amvisërive në Maqedoni ka marrë pjesë me 23 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo është më pak se në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi, që kanë nivel prej 27 për qind. Njëherazi, kjo shifër është më e lartë se në Serbi me 20 për qind dhe në Kosovë me 13 për qind./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vula dhe logoja e PD, Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë: Kanë ndryshuar pozitat

Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës fillore në Strugë, ka marrë certifikatë false të gjuhës angleze

Ka nisur numërimi i votave me kusht – KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës