LAJMI I FUNDIT:

Bora ka vështirësuar qarkullimin

Bora ka vështirësuar qarkullimin

Bora që po vazhdon të reshë në pothuajse tërë Kosovën, i ka vështirësuar kushtet e qarkullimit. Por policia bën të ditur se të gjitha rrugët e vendit, përfshirë edhe vendkalimet kufitare, janë të kalueshme.

Zyrtarë të policisë i bëjnë apel shoferëve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar kur janë duke i frekuentuar rrugët e Kosovës.

Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit janë ndodhur 13 aksidente me lëndime dhe 51 të tjera pa lëndime. /ktv/