LAJMI I FUNDIT:

Bojkotimi i opozitës, shkelje e ligjit

Bojkotimi i opozitës, shkelje e ligjit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani tha të martën se bojkotimi i mbledhjeve të KQZ-së nga opozita është shkelje e ligjit.

Ristani tha se KQZ-ja megjithatë nuk mund të veprojë ligjërisht për këtë çështje, për të cilën është vënë në dijeni edhe parlamenti.

Kryetari i KQZ-së ka thënë se ky institucion po vazhdon punën në përputhje me Kodin zgjedhor për përgatitjen e zgjedhjeve të 8 majit dhe ka nënvizuar se do të vazhdojë konstituimi i komisioneve zgjedhore zonale. /Telegrafi/