LAJMI I FUNDIT:

Bllokohen disa akse rrugore nga bora

Bllokohen disa akse rrugore nga bora

Rikthimi i reshjeve të borës në zonën veriore të vendit ka bërë që të bllokohen disa akse rrugore. Trashësia e borës në qarkun e Kukësit ka arritur në 15 centimetra.

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në akset lokale Kukës-Qafë Mali, Kukës-Krumë dhe Bajram Curri-Qafë Mali. Akset nacionale me probleme janë Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec dhe Krumë-Tropojë.

Ndërkohë, autostrada Kukës-Morinë është bllokuar nga bora dhe ngricat dhe mungesa e borëpastrueseve e bën të pamundur kalimin në të, raportoi Top Channel, duke shtuar se të bllokuara janë edhe komunat Arren, Kalis, Grykë Caj, Ujmisht, Shishtavec dhe Zapod.