LAJMI I FUNDIT:

Blejnë dasmën në ankand për 55 euro

Blejnë dasmën në ankand për 55 euro

Se lumturia e martesës nuk duhet t’ua heq prej dore dhjetëra mijëra euro protagonistëve të saj, e ka zbuluar një çift nga Britania e Madhe. Ata e kanë blerë dasmën e tyre në ankand. Ceremonia me 35 krushqi me hapësirë të rregulluar, ushqim dhe pije u ka kushtuar veç 55 euro.

Rrallëkënd organizimi i dasmës do ta dërgoj në faqen online të ankandeve eBay, mirëpo Colette Palin dhe i dashuri i saj ceremoninë e martesës së tyre e kanë zgjidhur pikërisht aty. Në ankand ishte ofruar aranzhmani i dasmës me çmim simbolik fillestar dhe nusja kishte bërë ofertën prej 51 funtesh (55 euro), hiq më shumë.

“Nuk kam menduar më për këtë, sepse më dukej e pamundur që të mund të fitoj në ankand. Mirëpo, kur e pranova thirrjen telefonike se kam fituar, nuk munda të vij në vete”, ka thënë Colette e cila është martuar për inxhinierin 34-vjeçar Lee Clark.

Menaxheri i “Buckatree Hall” i cili kishte shpallur ankandin online ku edhe është mbajtur dasma, ka thënë se kishte pritur që do të përfitonte më shumë se kaq. Shuma prej 55 eurosh megjithatë është e vogël për shampanjën, paragjellën, ushqimin kryesor dhe desertin për 35 krushqi. Mirëpo, kjo mund t’i shërbej atij si reklamë gjeniale për dasmat tjera.