LAJMI I FUNDIT:

Bizneset e vogla në Dibër drejt mbylljes, mbijetojnë vetëm kompanitë e mëdha

Bizneset e vogla në Dibër drejt mbylljes, mbijetojnë vetëm kompanitë e mëdha

Kriza ekonomike në komunën e Dibrës drejtpërdrejtë ka ndikuar edhe në uljen e numrit të bizneseve. Të dhënat të institucioneve kompetente thonë se tre vitet e fundit është ul numri i bizneseve për mbi 35 për qind. Shumë dibran dhe banorë të komunës rurale Qendër Zhupë të cilët kanë patur bizneset e tyre, për shkak të problemeve financiare ata i kanë mbyllur dhe sot në Regjistrin qendror të njësisë në Dibër janë evidentuar vetëm 350 firma, numër i cili është shumë më i ulët se në të kaluarën.

Vitet e fundit mini-bizneset në Dibër për shkak të vështirësive dhe krizës ekonomike jo vetëm që nuk janë shtuar por numri i tyre është pakësuar. Deri para tre viteve në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë numri i firmave, respektivisht subjekteve juridike ka qenë mbi 500, kurse aktualisht ky numër është zvogëluar dhe është 350. Përfaqësuesit të Regjistrit Qendror për komunat Dibër dhe Qendër Zhupë potencuan se kriza ekonomike dhe vështirësitë në biznes, janë duke ndikuar edhe më tej negativisht në suksesin e kompanive. Shumë dibranë që merren me biznes ashtu siç edhe biznesmenët nga komuna Qendër Zhupë kanë mbyllur bizneset respektivisht kanë falimentuar. Të njëjtat burime shtojnë se ka firma të cilat nuk funksionojnë dhe nuk kanë kryer detyrimet ndaj institucioneve shtetërore. Mbyllja e bizneseve drejtpërdrejt ka ndikuar edhe në humbjen të punës të punëtorëve që kanë qenë të angazhuar në këta subjekte të biznesit në të dy komunat. Mes kompanive të cilët janë mbyllur gjatë këtij viti dominojnë subjektet në sferën e tregtisë. Poashtu është edhe një numër i konsiderueshëm i zanatçinjve që kanë vepruar në këto dy komuna. Në bisedën që patëm me Luan F. pronar i mëparshëm i një subjekti tregtar u informuam se ka falimentuar gjatë muajit maj të këtij viti.

“Kisha dy shitore tregtare që i hapa para pesë viteve. Dinamika e rritjes së çmimeve meqë shitoret i kisha në periferi të qytetit uli tërësisht xhiron tregtare. Kjo ndodhi sidomos gjatë vitit të kaluar dhe muajve të par të këtij viti. Prandaj edhe pse nuk kam dashur, isha i detyruar që të mbyll biznesin”, thotë Luani dhe shton se pas mbylljes të dy shitoreve ka lënë pa punë tre shokë të tij. Në bisedën edhe me pronarë të tjerë të cilët kanë mbyllur bizneset, dominojnë qëndrimet se kriza e re ekonomike ka ndikuar negativisht në punën e tyre.


Mbetja pa punë e shumë punëtorëve për shkak të mbylljes së mini-bizneseve normalisht ka rritur numrin e të papunësuarve në agjencinë për punësim në Dibër. Pronarët të bizneseve të cilët vazhdojnë të jenë aktiv në Dibër, thonë se për të mbijetuar janë të detyruar të marrin kredi bankare. Nga ana tjetër duhet theksuar faktin se kompanitë e mëdha që veprojnë në Dibër vazhdojnë të mbajnë biznesin e tyre. Banjat e Dibrës Capa, fabrika Knauf, kompania Sllajc etj, deri tani me sukses janë duke mbijetuar krizën ekonomike dhe nuk kanë lënë pa punë asnjë punëtor./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori