LAJMI I FUNDIT:

Bizare! Shiten bluza me silueta të njerëzve që ranë nga aeroplanët amerikanë në Afganistan

Bizare! Shiten bluza me silueta të njerëzve që ranë nga aeroplanët amerikanë në Afganistan

Etsy, platforma e blerjeve me qendër në SHBA, ka ofruar bluza me fjalët “Kabul Skydiving Club”, që shfaqin momentin e rënies nga aeroplani transportues ushtarak C-17 i afganëve që përpiqen të largohen nga vendi pas pushtimit të Talebanëve në Afganistan.

Skenat e kaosit u panë të hënën e kaluar ndërsa mijëra njerëz që përpiqeshin të iknin nga Talebanët mbushën pistën e Aeroportit të Kabulit dhe u përpoqën të hipnin në aeroplanët ushtarakë që evakuuan qytetarët e vendeve perëndimore, përfshirë SHBA.

Pamje të transmetuara nga disa media botërore: 'Pasagjerët' që bien në tokë, pas ngritjes së aeroplanit - derisa po përpiqeshin të iknin nga Afganistani
Lexo po ashtu Pamje të transmetuara nga disa media botërore: 'Pasagjerët' që bien në tokë, pas ngritjes së aeroplanit - derisa po përpiqeshin të iknin nga Afganistani

Në imazhe, u pa që dy persona ranë nga aeroplani ushtarak amerikan, dhe u njoftua se të paktën 7 persona vdiqën në ngjarje.


Nga ana tjetër, platforma tregtare me bazë në SHBA, Etsy ka ofruar bluza me silueta të njerëzve që bien nga një aeroplan transporti ushtarak C-17 dhe fjalët “Kabul Skydiving Club”.

Shitja e bluzës, e cila ka marrë një reagim në mediat sociale, po vazhdon ende në disa faqe.

Ndryshe “Skydiving” është sporti ose aktiviteti i kërcimit nga një aeroplan dhe kryerja e manovrave akrobatike në ajër gjatë rënies së lirë para se të hapni parashutën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori