Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve M.M, F.M, G.N, V.H, A.R, O.E, F.B, RR.B, Q.M, M.K, S.B, A.Q dhe A.H.
Sipas njoftimit të gjykatës, 10 nga të akuzuarit janë dënuar me 11 vite burg për bixhoz të paligjshëm, dy tjerë janë liruar nga akuza ndërsa për njërin nga ta është refuzuar aktakuza.
I akuzuari M.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite pasi në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.
I akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite për veprën penale në bashkëkryerje “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.
I akuzuari G.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj, për veprën penale në bashkëkryerje “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.
Të akuzuarit V.H, A.R, F.B, RR.B, S.B, A.Q, A.H, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, secili veç e veç, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimet të bëhen të formës së prerë.
“Në bazë të nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurve dënimi me burg prej gjashtë (6) muaj, do t’ju zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 5000 €, të cilin dënim do ta paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin për media.
“Obligohen secili i pandehur veç e veç, që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) €, ndërsa shumën prej njëqind (100) €, për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit, të gjitha ti paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.
Tutje thuhet se të gjitha aparatet që janë përdor në kundërshtime me dispozitat ligjore në fuqi, konfiskohen.
Gjykata po ashtu ka marrë aktgjykim lirues për të akuzuarin A.B, pasi që nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Ndërsa, ka refuzuar aktakuzën për të pandehurin O.E, pasi që prokurorja e kësaj çështje në fjalën përfundimtare është tërhequr nga aktakuza.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës